Marredheniet seksuale pas lindjes dhe veshtiresite

0 0

Sipas ekspertëve marrëdhëniet seksuale pas lindjes nuk janë më si më parë. Por çfarë e shkakton këtë? Cilat janë arsyet? A është e mundur të kthehet gjithçka në normalitet?

Ja çfarë ndodh

Para lindjes së fëmijës kishit një marrëdhënie seksuale shumë aktive dhe tani nuk e keni më? Kjo është shumë normale dhe nuk duhet të frikësoheni. Marrëdhëniet seksuale pas lindjes janë shumë të komplikuara për disa çifte.

Seksi pas lindjes, vështirësitë janë për të dy

Në këtë aspekt nuk mund të ndiejë vështirësi vetëm gruaja por edhe burri. Gruaja mund të ndiejë një rënie të dëshirës, ndërsa burri vështirësi në ejakulim, dhe kjo për shkak të rritjes së përgjegjësive dhe transformimit të marrëdhënies së tyre si pasojë e ndryshimeve të ritmeve të jetës së tyre të cilat tashmë i përshtaten nevojave të fëmijës së vogël.

Gruaja përjeton ndryshime të mëdha

Gruaja duhet të përshtatet me një sere ndryshimesh fizike dhe psikologjike shumë të rëndësishme. Ato përjetojnë një rënie të theksuar të estrogjenit, hormone i cili favorizon lubrifikimin vaginal, eksitimin dhe mirëqënien. Pa harruar që gruaja pas lindjes mund të përjetojë episode të depresionit post-partum. Gjithashtu gruaja mund të ndiejë edhe dhimbje vaginale dhe rënie të dëshirës për seks, si pasojë e vlerave të larta të prolaktinës. Gjithashtu negativisht ndikon edhe lodhja dhe mungesa e kohës.

Burri ndihet i destabilizuar

Tashmë ka një rol të ri me të cilin duhet të përshtatet, gruaja e tij ka përjetuar ndryshime të mëdha, fëmija ndodhet në shtëpi dhe qan vazhdimisht, të gjitha këto dhe të tjera e bëjnë atë të mos ndihet më si më parë.

Ekzistojnë disa zgjidhje!

Gruaja mund të marrë suplemente hekuri, magnezi, acidi folik dhe vitamine B12, dhe në disa raste kur është vërtet e nevojshme edhe estrogjen me anë orale. Gjithashtu duhet që çifti të përpiqet të gjejë kohë për të qëndruar me njëri-tjetrin qoftë edhe për të biseduar pak në ballkonin apo sallonin e shtëpisë. Në rastet më të mira pse jo një darkë jashtë ndërsa për të voglin kujdeset dikush i besuar?

Lexoni dhe:A ndiejne te gjitha femrat dhimbje gjate seksit pas lindjes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X