Marredhenia nuse vjeherr, nga nenat pernenat

0 0

Në momentin që çifti i ri vendos të ndajë jetën me njëri-tjetrin, pjesë e kësaj bashkëjetese shpesh bëhen edhe prindërit e burrit por nuk duhet të përjashtojmë faktin se në jo pak raste bëhen edhe të gruas. Kjo është një traditë që duket se në shoqërinë tonë ka zënë rrënjë thellë dhe shpesh bëhet objekt konflikti në familje, kryesisht për vështirësinë e menaxhimit që e karakterizon në jo pak raste marrëdhënien me vjehrrën. Megjithatë nuk duhet të fokusojmë të gjithë vëmendjen tek marrëdhënia e keqe nuse-vjehërr sepse në jo pak raste shohim para syve të nuses një vjehërr tepër të mirë, të dashur, dhe të kuptueshme e cila mundohet në çdo rast të respektojë atë vajzë të re që ka ardhur në shtëpinë e saj dhe ta trajtojë ashtu siç i ka hije.
Përse marrëdhënia me vjehrrën shpesh është e komplikuar?
Për vetë faktin se në shoqërinë tonë ende ekziston tradita e të jetuarit të dy apo më shumë brezave në të njëjtën shtëpi, kjo për “kulturë” apo arsye ekonomike. Kështu vjehrra e konsideron veten e saj zonjë shtëpie dhe nusja një vajzë që ka ardhur të jetojë atje e cila ka të drejta jo të barabarta. Nga kjo burojnë edhe kufijtë që i vendosen nuses në të veshur, të vepruar, të punuar etj, duke bërë që ajo të mos ketë një jetë të lirë dhe të drejtë të bëjë atë që ka dëshirë, sigurisht brenda kufijve të etikës.
Atëherë çfarë ndodh?
Nusja fillimisht qëndron e heshtur dhe pranon të nënshtrohet ose fillon të kundërshtojë dhe mos tolerojë padrejtësitë që i bëhen dhe në të dyja rastet situata është e ndërlikuar. Pse? Sepse në rastin e parë vjehrra (apo edhe kunatat, vjehrri etj) “fitojnë” më shumë autoritet ndaj nuses dhe tashmë binden se ajo do të veprojë gjithmonë siç duan ata, ndërsa në rastin e dytë nusja konsiderohet si jo e denjë pasi kundërshton fjalën e vjehrrës. Por a është vërtet kështu? Sigurisht që jo! Nëse të gjithë respektojnë njëri-tjetrin dhe mendojnë se kanë të drejta të barabarta në familje dhe shoqëri, edhe nusja do të flasë me një gjuhë më të mirë duke qënë se mund të ketë shumë pak gjëra për të kundërshtuar nga ato që thotë vjehrra.
Përse gjithë vëmendja shkon për vjehrrën?
Sepse duke qënë se është nusja ajo që shkon në shtëpinë e saj, shpesh përballet me një pritje jo të mirë dhe gjithçka për arsyet e sipërpërmendura. Megjithatë nuk mund të përjashtojmë edhe rastet kur mund të jetë nusja ajo që kërkon konflikte edhe atje ku nuk ka. Duke qënë se në përgjithësi kjo është një marrëdhënie që njihet si e vëshirë dhe e komplikuar për t’u analizuar dhe nxjerrë një konkluzion përfundimtar, kemi menduar që në portalin pernenat.al, të zhvillojmë një sondazh në lidhje me marrëdhënien që nënat që na ndjekin kanë me vjehrrat e tyre, për të kuptuar në njëfarë mënyre si është marrëdhënia e tyre me vjehrrën. Rezultatet e sondazhit janë publikuar në “Koha të bisedojmë” që zhvillohet çdo të enjte në faqen tonë të facebook, në mënyrë që të gjitha nënat të japin argumentat e tyre.
Vjehrra për shumë nëna të faqes është një zonjë e mirë që jua bën jetën më të lehtë
“Unë e kam vjehrrën flori, më respekton dhe e respektoj. Kam 12 vjet e martuar dhe nuk kemi pasur asnjëherë konflikt. Edhe në lidhje me fëmijët nuk më ndërhyn”.
“Vjehrra ime është jashtëzakonisht e mirë, e madje edhe më e mirë se sa duhet. Më ndihmon në lidhje me gjithçka, qoftë punët e shtëpisë apo rritjen e fëmijës. E dua si nënën time dhe uroj të ketë sa më shumë vjehrra të tilla”.
“Unë tashmë jetoj e ndarë nga vjehrra, megjithatë 1 vit kemi jetuar bashkë dhe ajo për çdo gabim që bëja në kuzhinë nuk më akuzonte mua por e merrte vetë fajin. Këtë unë nuk ja harroj kurrë. Po bëj 13 vjet e martuar dhe e respektoj si nënën time, pijmë kafe çdo ditë bashkë dhe ndihem shumë mirë me të”.
Jo për të gjitha nuset vjehrra është e mirë…
“Vjehrra ime më ka marrë që në fillim me sy jo të mirë edhe pse e kam dashur si nënën time dhe e kam respektuar gjithmonë. Veprimet e saj ishin tepër të ulta dhe shpesh më ka krijuar mjaft probleme edhe me burrin tim. Këtë gjë nuk e ka bërë vetëm me mua por edhe me kunatat e mia. Gjithsesi unë me burrin kam shkuar gjithmonë mirë dhe kurrë nuk e kam nxitur kundër nënës, pavarsisht veprimeve të saj”.
“Në fillim ka konflikte gjithmonë dhe personalisht mendoj se vjehrra është një person i huaj që nëse nuk të merr me sy të mirë që në fillim, nuk do të marrë edhe më vonë”.
Ndonjëherë harrojmë sa rëndësi ka roli i bashkëshortit në këtë marrëdhënie…
“Unë jetoj në shtëpinë time dhe vjehrra në shtëpinë e saj dhe ajo mundohet gjithmonë të na ndihmojë, por unë mendoj se ka një rol shumë të madh mes nesh edhe bashkëshorti im. Edhe kur kemi pasur ndonjë problem mes nesh ka qënë ai që ja ka thënë nënës së tij, sepse ndoshta po t’ja them unë asaj nuk do t’i vijë mirë. Pra gjithçka sqarohet me mirëkuptim”.
Pra ashtu siç e pamë marrëdhëniet janë të ndryshme për familje të ndryshme, ajo që duhet të kuptojmë është se jo të gjithë njerëzit janë njësoj, jo të gjitha vjehrrat apo nuset duan dhe parapëlqejnë të njëjtat gjëra. Gjithmonë duhet të gjendet një e mesme e artë dhe nëse ajo nuk ekziston duhet ta krijoni ju. Balanca në familje mes nuses, vjehrrës, bashkëshortit apo kujtdo tjetër, do të krijohet vetëm nëse të gjithë pjesëtarët respektojnë kufijtë e tjetrit dhe mbi të gjitha mbrojnë kufijtë e tyre. Pra ju keni dëshirat, nevojat dhe qëllimet tuaja, të cilat duhet sigurisht t’i diskutoni dhe t’i pështasni me familjen tuaj por nuk duhet kurrësesi të shndërroheni në femra që nuk kanë asnjë të drejtë. Ju keni minimalisht të drejtën të punoni dhe të shprehni atë që mendoni, këtë të drejtë nuk jua heq dot askush, e madje as nëna juaj apo vjehrra.

Keni lindur të lira dhe si të tilla duhet të jetoni. Vetëm kështu do të mund të rrisni dhe edukoni fëmijë të zotë për të përballuar dhe jetuar jetën në mënyrën e duhur!

 

Nga nenat pernenat






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X