“Mami mos ik më te puna”, lutja e vajzës sime

0 0

Sot, kur u ktheva nga puna, vajza ime 5 vjeçare më priste pas derës. M’i dëgjoi hapat dhe sapo lëviza dy herë çelësin për të hapur derën, mu hodh në qafë. S’më kishte shtrënguar asnjëherë sa sot. E përqafova dhe unë fort dhe doja ta pyesja nëse diçka nuk shkonte por nuk e pyeta për të mos prishur magjinë e atij momenti.

Teksa fillova të hiqja rrobat që kisha veshur për punë, ime bijë më shtrëngonte pas këmbës dhe kjo përpgatitja për të veshur rrobat e shtëpisë, për të shtruar tavolinën e ngrënies, e gjithë rutinën e pasdites, më mori më shumë kohë se zakonisht.

Vajza po më “ngjitej” shumë dhe nuk po e kuptoja përse, derisa një moëment me pafajësinë e saj vendosi të flasë.

“Mua më ka marrë malli shumë o ma”- më tha, pa më parë në sy, por duke më shtrënguar pas këmbës e duke penguar largimin tim pres saj më shumë se një metër. “Të lutem mos më lër më te nëna. Unë e dua shumë nënën dhe nëna kujdeset shumë për mua, por unë kam frikë se ti nuk vjen të më marrësh më dhe unë kam dëshirë t’i bëj detyrat me ty. Të lutem mos ik më te puna”.

Fjalia e saj e fundit më rëndoi shumë. Vërtet unë i mungoj shumë sime bije kur jam në punë, por fjalët e saj më vunë në mendime a po e shfrytëzoj siç duhet kohën pas pune? A jam prezente sa ajo ka nevojë dhe sa unë e ndiej për të qenë e përmbushur?

Reagimi i saj i sotëm erdhi pasi 3 ditët e fundit, direkt pas pune kam qenë e ftuar në festa e organizime fundviti, një javë përpara kësaj, kam pasur një fluks emailesh pune për të cilat jam kujdesur nga shtëpia, kohën që më ka mbetur e kam shfrytëzuar duke naviguar në celular.

Vërtet ankohemi se puna na merr shumë nga koha jonë, por dhe vetë ne marrim nga koha e fëmijëve. Ndiej vërtet nevojën të bëj një riorganizim të kohës sime, të investoj më tepër në kalimin e kohës cilësore me vajzën. Ndoshta duhet të vendos rregullin që të mos merrem fare me punë kur vij në shtëpi. Të gjej një kohë më vete për përdorimin e celularit, por jo më teksa jam me vajzën dhe ta detyroj të më thërrasë katër herë mami derisa unë t’i përgjigjem sepse ma ka marrë vëmendjen celulari. Duhet të gjej mënyra dhe aktiviete cilësore që koha e kaluar me vajzën ehde nëse nuk është sa do doja unë në sasi, të paktën të na përmbushë të dyjave.

Ky është një reflektim i gjatë me veten që unë e nis sot, por do më duhet koha ta “përpiloj”  dhe zbatoj derisa vërtet të ndiej efekte pozitive në marrëdhënien tonë.

Lexo edhe: Si të kaloni kohë cilësore me fëmijën, këtu janë 10 sugjerimet tona për ju!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X