I mposhtni ato ndjenja faji, ato ndjenja që ju shkaktojnë frikë psikologjike dhe filloni të rikuperoni ndjenja sigurie.
Mjaft më me frikën se jeni duke gabuar! Do të shkoni në punë, ai nuk do të pijë më aq gji sa më parë, kushedi si do të shkojë në kopësht, a do të kujdeset dadoja/edukatorja për ushqyerjen në orar, të tjerët më thonë se… bashkë me këto mendime mund të shkojnë paralel edhe kritikat e personave të tjerë, gjë e cila do të shkaktojë ankth dhe për pasojë “nevojë” për të ndryshuar shpesh sjellje duke bërë që në fund të mos jeni e sigurt për atë që jeni duke bërë apo atë që do të bëni më pas.
Prindërit nuk bëjnë gabime! “E ushqen me gji”, “Nuk e ushqen me gji? Sa keq. Një gabim shumë i madh. Fëmijët që ushqehen me gji bëhen më të zgjuar…”. Të mos i terrorizojmë më shumë nënat, të cilat duan gjithmonë më të mirën për fëmijën e tyre. Ndonjëherë shrehje të tilla mund të shkaktojnë panik në aspektin psikologjik emocional të saj.
Faj apo përgjegjësi? Në ditët e sotme nënat bëhen fajtore për shumë gjëra. Por le të flasim më shumë për përgjegjësi dhe jo për ndjenja faji. Në ditët e sotme nëna e konsideron mbrojtjen e fëmijës si një detyrë të rolit të saj. Ajo përpiqet që gjatë fëmijërisë ta bëjë atë të kalojë momente të mrekullueshme, dhe për pasojë fëmija do të ketë mungesë sfidash apo zhgënjimesh. Është e tillë natyra e nënës!
Vendosni autoritetin tuaj pa u ndier aspak në faj! Humbja e kontrollit zakonisht lidhet me aftësinë jo të mirë për të shprehur një pakënaqësi, dhe kjo vlen edhe për fëmijët. Në momentin që humb autoriteti fillojnë të aplikohen metodat edukuese nëpërmjet dhunës. Vendosja e autoritetit do të bëhet vetëm nëpërmjet marrjes së përgjegjësive, si edhe bërjes së zgjedhjeve të duhura duke menduar jo vetëm për një rast specifik, por edhe për atë që do të shkaktojë tek fëmija në vitet në vazhdim.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu