Mall per barkun e shtatzanise?

0 0

Malli që mund të ndihet për barkun që keni pasur gjatë shtatzanisë mund të jetë më tepër i shpeshtë nga sa ju e imagjinoni. Mund të tingëllojë si diçka pa kuptim, por njësoj si në fillimet e shtatzanisë që do të ndiheni të çuditshme nga ndryshimet fizike, ashtu do të ndiheni edhe pas lindjes.

Përse gruaja ndien mall për barkun e madh të shtatzanisë?

Gruaja ndien mall për një periudhë të jetës së saj në të cilën kishte një marrëdhënie shumë intime me krijesën e mrekullueshme që tashmë mban në krahë. Me kalimin e kohës barku fillon të marrë përmasat e tij normale, dhe nëna e re ndërgjegjësohet edhe më shumë në lidhje me përfundimin e periudhës më emocionuese të jetës së saj. Megjithatë mos u shqetësoni. Tek disa gra kjo ndjesi kalon shumë lehtë dhe nuk shkakton trishtim të madh, ndërsa tek disa krijon njëfarë depresioni të lehtë i cili mund të mbahet nën kontroll lehtë duke qënë se shkakton tek gruaja vetë njëfarë melankolie dhe nuk shfaq simptoma të rënda.

Duhet të keni kujdes për të njohur depresionin e nostalgjisë për shtatzaninë me atë post-partum i cili shoqërohet nga kriza frekuente të qarash, mungesë oreksi, lodhje, pagjumësi, paaftësi në rolin si nënë, ndjenja negative ndaj fëmijës, tendencë për izolim etj. Në rast të tillë duhet të flisni patjetër me personat që ju rrethojnë!

Lexoni edhe: Fakte shkencore rreth shtatzanise?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X