Përbërësit
– ½ presh
– 1 kungull jeshil mesatar
– ½ qepë e kuqe e vogël
– 30 gr makarona të vogla
– Djathë parmixhan
Përgatitja
Pasi e keni larë preshin, kungullin dhe qepën i prisni në copa të vogla. I hidhni në një tenxhere me rreth 750 ml ujë të kripur dhe i zieni për 30 minuta. Më pas kalojeni të gjithë masën në grirëse dhe vendoseni përsëri të ziejë, por kësaj radhe shtoni në të edhe makaronat. Pasi supa është gati rregulloheni me një lugë djathë parmixhan.
Lexoni edhe: Supe me peshk 10 muaj
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu