Makarona me vezë e qumësht, gati për 8 minuta

0 1

Po mendoni të bëni makarona, por doni të kurseni sa më shumë kohë për përgatitjen e salcës së tyre? Kjo recetë e thjeshtë dhe e shpejtë ju vjen në ndihmë pasi koha e përgatitjes së saj është e barabartë me kohën e zierjes së makaronave. Kaq duhet për të përfunduar gjithë këtë pjatë të shijshme.

Përbërësit:

  • 1 pako makarona;
  • 2 kokrra vezë;
  • 2 gota qumësht;
  • pak kripë;
  • vaj.

Përgatitja:

Në ujin e valuar hidhni të ziejnë makaronat, të cilave iu shtojmë që në zierje sasinë e kripës dhe vaj që të mos ngjisin. I lëmë të ziejnë aq sa tregon minutazhi në paketimin e tyre.

Për të mos humbur kohë, ndërkohë që makaronat ziejnë, përgatisim salcën që do t’i shoqërojmë. Marrim vetëm të verdhat e vezëve, i rrahim në një tas (mjafton vetëm një pirun për rrahjen e tyre) dhe më pas shtojmë sasinë e qumështit duke vazhduar rrahjen e tyre me pirun.

Në përfundim të kohës së zierjes së makaronave, i kullojmë dhe u shtojmë masën e përgatitur.

Ato janë gati për t’u ngrënë. Ju bëfshin mirë.

Lexo edhe: Si të gatuajmë makarona kaneloni me spinaq dhe rikota- receta






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Si të përgatisim antipasta festive...

Me rastin e festave të fundvitit, një vëmendje e veçantë i kushtohet gatimeve të atyre ditëve dhe padyshim mënyra si i zbukurojmë tryezat është po aq e rëndësishme sa shija...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X