Makarona karbonara me Philadelphia

0 0

Kjo është një recetë shumë e thjeshtë, përgatitet shpejt dhe është ideale për ditët kur jeni shumë të zëna dhe doni diçka që bëhet lehtësisht. Me 7 përbërës, 20 minuta kohë përgatitjeje dhe përmban 530 kalori.

Philadelphia - Product - philadelphia-jalapeno

Përbërësit (për katër persona)

  • 220 gramë makarona (të pagatuara);
  • 4 feta pançetë;
  • 30 gramë krem djathi PHILADELPHIA Cream Cheese);
  • 1 filxhan bizele të ngrira;
  • 3/4 filxhan qumësht;
  • 1/3 filxhan me djathë kaçkavall të grirë;
  • 1/2 lugë çaji pluhur hudhre.

Përgatitja

Zieni makaronat aq minuta sa thuhet në paketim, pa hedhur kripën. Ndërkohë, skuqim pançetën në një tigan. Më pas hiqeni nga tigani dhe vendoseni në letër kuzhine që të kullojë vaji.

Shtojmë gjithë përbërësit e mbetur në tigan dhe i gatuajmë për 3-5 minuta, ose derisa kremi i djathit Philadelphia të jetë shkrirë mirë, duke i përzier vazhdimisht.

Kulloni makaronat e hidhini në një enë të madhe. Shtoni salcën e përgatitur me krem djathi, pançetën e përziejini lehtë.

Lexo edhe: Sallatë Cezar me Philadelphia Light, një recetë shumë e shijshme

Nelt Group në bashkëpunim me pernenat.al do të ofrojnë një set me pesë produkte Philadelphia falas për videon më të bukur që do të na dërgoni gjatë përgatitjes së një recete: Makarona karbonara me Philadelphia <3 Dërgoni videot në Instagramin: pernenat.al






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Si të përgatisim antipasta festive...

Me rastin e festave të fundvitit, një vëmendje e veçantë i kushtohet gatimeve të atyre ditëve dhe padyshim mënyra si i zbukurojmë tryezat është po aq e rëndësishme sa shija...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X