Makarona dredha me salce jeshile (12 muaj+)

0 0

Perberesit
– Makarona dredha 100 gr
– Bizele 50 gr
– Sallate “latuga” 70 gr
– Djathe parmixhan 1 luge
– Vaj ulliri 2 luge
– Disa gjethe majdanozi
Pergatitja
Pasi keni lare me uje te bollshem gjethet e latuges, i zjeni ne uje te bollshem. Pas zjerjes largoni nga tenxherja gjethet, por mos e derdhni ujin me te cilin kane ziere. I kaloni ne mikser duke hedhur brenda edhe djathin parmixhan, vajin dhe bizelet e ziere me pare ne nje tenxhere tjeter. Krijohet keshtu nje salce jeshile. Ne ujin me te cilin keni zjere me pare latugen, zjeni makaronat. Pasi kane zjere i kulloni makaronat, duke ruajtur pak nga uji i zierjes. Kete mund ta perdorni per te rregulluar trashesine e salces, nese ju duket e nevojshme. Bashkoni makaronat me salcen jeshile dhe i sherbeni ne pjaten e femijes suaj.
Ushqimi eshte gati!
Vlerat ushqyese
Gatimi i makaronave ne ujin e zjerjes se perimeve eshte nje menyre e mire per te marre prej tyre te gjitha vlerat ushqyese, perfshire ketu edhe ato qe humbin ne uje gjate zjerjes. Edhe pse bizelet permbajne me pak proteina krahasuar me elementet e tjere se “familjes bishtajore”, lengu i tyre i kombinuar me oriz ose makarona, i ben proteinat e tyre perafersisht te rendesishme me ato te mishit.

Lexo edhe: Makarona me thjerreza






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X