Lumturia e një gruaje është më thelbësore sesa lumturia e burrit për një martesë të suksesshme, ja ç’thotë studimi

Në vendin tonë statistikat tregojnë që divorcet po rriten me ritme shumë të shpejta. Ndërkohë që deri para viteve ’90 të rrallë ishin ata që divorcoheshin, në statistikat e fundit rreth 20 nga 100 martesa në vit përfundojnë me divorc.




0 0

Ne mund të mendojmë se diçka e tillë nuk do të ndodhë me ne, por nuk mjafton që vetëm ta besojmë këtë ide. Gjithmonë është më mirë të punoni për marrëdhëniet tuaja së bashku dhe kurrë të mos hiqni dorë nga dashuria ndaj njëri-tjetrit.

Lumturia e një gruaje është më thelbësore sesa i burrit për një martesë të lumtur, zbulon një studim i fundit.

Sa më e kënaqur është një grua në një bashkim afatgjatë, aq më i lumtur është një bashkëshort me jetën e tij. Rezultati ka të bëjë me psikologjinë e një gruaje. Ato kanë tendencë të bëjnë gjithnjë e më shumë për partnerin e tyre nëse martesa është e suksesshme dhe kjo ka një efekt pozitiv në jetën e burrit!

394 çifte u analizuan dhe, mesatarisht, ata ishin të martuar për 39 vjet. Dhe ja ku u zbuluan gjëra interesante! Në përgjithësi, ata e vlerësuan kënaqësinë e tyre të jetës si të lartë: duke i dhënë asaj 5 nga 6 pikë.

Ajo që është më e habitshme është që vlerësimet e burrave për martesën ishin më pozitive se gratë e tyre! Një grua e lumtur thjesht e bën një burrë edhe më të lumtur!

Dhe ka një gjetje edhe më interesante! Studimi gjithashtu arriti në përfundimin se gratë bëhen më pak të lumtura nëse bashkëshortët e tyre sëmuren. Në të njëjtën kohë, niveli i lumturisë së burrave nuk ndryshon kur gratë e tyre sëmuren. Shpjegimi është i thjeshtë!

Gruaja gjithmonë kujdeset për burrin nëse ndihet keq. Dhe kjo mund të jetë me të vërtetë stresuese për gratë. Por nëse gruaja sëmuret, ajo mbështetet tek fëmijët ose të afërmit, kështu që burri nuk përjeton të njëjtin stres, shkruan Bright Side.

Gjithashtu studimi thotë se gratë e martuara jetojnë më pak nën stresin e martesës, ndërsa burrat e martuar jetojnë më gjatë.

Kjo vërteton se çiftet mund të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre nëse të dy janë të vëmendshëm për nevojat e njëri-tjetrit gjatë sëmundjeve dhe vështirësive të tjera. Të dy partnerët duhet të tregojnë kujdes dhe dashuri, në mënyrë që të jetojnë lumtur së bashku.

Përfundimi i studimit mund të mos duket befasues për disa, por tani ekziston një konfirmim zyrtar. Niveli i lumturisë së një burri nuk ka të njëjtin ndikim në cilësinë e martesës, ndërsa për gruan, ndjenja e pakënaqësisë mund të jetë shumë shkatërruese për marrëdhëniet e tyre.

Pra, ekziston një rregull i thjeshtë për t’u kuptuar nga ky studim:

Grua e lumtur, jetë e lumtur. Nëse dëshironi që martesa juaj të jetë e suksesshme dhe e lumtur në përgjithësi, nevojat e gruas duhet të plotësohen.

Lexo edhe: “Pse përrallat nuk na tregojnë çfarë ndodh pas martese?” Historia frymëzuese e një nëne beqare






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Jashtë derës së spitalit nëna...

Dje mirëpritëm djalin tonë Skye Hendrix në botë. Dhe çfarë ardhje zgjodhi ai në jetën tonë! Le të themi vetëm se mamaja nuk doli nga makina dhe babi përfundoi duke...

Covid-19 lë pasoja në spermatogjenezë...

Shoqata Italiane e Urologjisë po kryen një studim për vlerësimin e ndryshimeve hormonale dhe spermatogjenezës tek pacientët e prekur nga Covid-19. Sipas ekspertëve, prania e koronavirusit në spermë, e gjetur...

Impotenca ende çështje tabu, nuk...

Ende në ditët e sotme, impotenca është një çështje tabu. Konkretisht në Itali, nëse tre milionë burra kanë pranuar se vuanin nga disfunksioni erektil dhe kërkuan ndihmën e një eksperti,...

Puna me orare të zgjatura...

Shkencëtarët zbuluan se burrat që punonin më shumë se 52 orë në javë humbën flokët e tyre me dyfishin e shpejtësisë, krahasuar me ata që punonin më pak se 40...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X