Lulja e zymbylit mund të kurojë humbjen e shikimit

0 0

Rritja e papritur e qelizave në enët e gjakut në sy është e lidhur me verbërinë që zakonisht shkaktohet nga diabeti ose mosha.

Studiuesit thonë se në të ardhmen mund të krijojnë versione sintetike të përbërësve të fuqishëm që mund të trajtojnë humbjen e shikimit.

Profesor Dulcie Mulholland, nga Universiteti i Surreit, tha: ‘Është e qartë se humbja e shikimit është një përvojë shkatërruese. Por ne besojmë se rezultatet tona do të sigurojnë trajtime të mundshme në të ardhmen për shumë probleme të syve dhe duket se natyra ende ka shumë sekrete, dhe fuqitë e saj mund të shërojnë sëmundjet e njerëzimit. Zbulimi i trajtimeve të reja dhe inovative nga burimet natyrore për sëmundjet që ndryshojnë jetën ka potencial të madh.”

Kjo punë ka krijuar një mundësi reale për bashkëpunim të mëtejshëm dhe ka potencial për të sjellë përparime të reja në trajtimin e sëmundjeve degjenerative të syve.

Një nga sëmundjet më të përhapura të syve është retinopatia diabetike, e cila shkaktohet nga nivele të larta të sheqerit në gjak që dëmtojnë pjesën e pasme të syrit, duke shkaktuar verbim nëse nuk trajtohet.

Komplikimi i kësaj sëmundje, që shpesh zgjat disa vite para se të prekë shikimin, godet 28 milion njerëz në mbarë botën.

Deri tani problemet e syve zakonisht trajtohen me injeksione medikamentesh drejtpërdrejt në sy, gjë që i lë pacientët në rrezik për sëmundje të tjera apo infeksione të dhimbshme.

Rritja jonormale e qelizave të reja të enëve të gjakut në sy është gjithashtu e lidhur me verbërinë në foshnjat që lindin para kohe, dhe kjo sëmundje njihet si retinopatia e parakohshme.

Retinopatia e prematurisë prek rreth 20 për qind të foshnjave të parakohshme, kryesisht ato që lindin para 32 javëve.

Studimi, i cili gjithashtu përfshiu hulumtuesit nga Universiteti Indiana në SHBA, u botua në Journal of Natural Products.

Ekipi testoi se sa mirë këto lule ishin në gjendje për të ndaluar rritjen jonormale e enëve të gjakut në sy.

Ata gjetën se një derivativ sintetik, në veçanti, mund të përdoret për të zhvilluar trajtimet e ardhshme. Studiuesit thanë se lulet janë përdorur gjithnjë nga shëruesit popullorë për të trajtuar një gamë të gjerë sëmundjesh.

Lexo edhe: Shikimi ne shtatzeni dhe problemet gjate lindjes

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X