2020 nuk ishte një vit i lehtë dhe 2021 sigurisht nuk filloi mrekullisht mirë. Megjithatë, edhe pse mund të duket e çuditshme, kirurgjia dhe trajtimet estetike nuk patën ulje drastike gjatë pandemisë. Shifrat kanë qëndruar lart dhe madje mund të thuhet se, falë telefonatave me video, të shpeshta këtë periudhë, kushdo ka vënë re më tepër qoftë edhe defektin më të vogël, e kështu interesi për trajtimet estetike është rritur.
Covid nuk “e ka futur në karantinë” bukurinë
“Vazhdimisht përpara kamerës së telefonit, dhe me më shumë kohë në dispozicion për shkak të kufizimeve, gratë dhe burrat kanë pasur kohë të përqendrohen në defekte dhe probleme të vogla dhe kanë vendosur t’i zgjidhin ato duke iu drejtuar mjekësisë estetike” shpjegon Dr. Davide Lazzeri, specialist në Estetikën e Kirurgjisë në Romë, profesor i universitetit me kontratë dhe autor i librit “Kirurgjia Estetike dhe Mjekësia nga A në Z”.
Por cili është trendi? Mjeku sahpjegon se të gjitha trajtimet kanë qenë të modës, por kryesisht kanë mbizotëruar trajtimet e mirëmbajtjes, pa transofrmuar pamjen.
Hunda
Ky është rasti i rinofillerit. “Për të rimodeluar hundën mund të përdorni injeksione të vogla me acid hialuronik që ju lejojnë të mbushni zonat e parregullta, duke eliminuar dhe korrigjuar gungat, duke ndryshuar këndin e hundës në lidhje me ballin, duke rimodeluar majën në mënyrë që të zbutni profilin “shpjegon eksperti. Kini kujdes, megjithatë, se suksesi i teknikës varet nga profesionalizmi i specialistit që duhet të dijë të zgjedhë dozat dhe zonat e injektimit për të personalizuar plotësisht rezultatin dhe për ta bërë atë sa më natyral.
Mjekra
Korrigjimet e buta të mbushësve arrijnë sot në një zonë të harruar siç është nofulla e cila mungon në fytyrat tepër të rrumbullakëta, duke hequr kështu ndarjen midis fytyrës dhe mjekrës. “Ne ndërhyjmë me injeksione të acidit hialuronik në këndin mandibular dhe në mjekër për t’i dhënë një ripërcaktim pjesës së poshtme të fytyrës duke e bërë atë më harmonike” nënvizon Dr. Lazzeri.
Sytë
Një sy i zgjatur e bën pamjen më joshëse “Syri si dhelpër është trendi i ri në mjekësinë estetike dhe për ta përftuar atë, përdoren fije estetike, të përbëra nga material biokompatibil, të cilat futen për të marrë një efekt të menjëhershëm ngritës që e bëjnë syrin më të zgjatur” shpjegon eksperti. Gjithashtu mund të bëni infiltrime botulinike të cilat përdoren për të ngritur bishtin e vetullës dhe për t’i dhënë hapje shikimit.
Botoksi
Botoksi mund të përdoret gjithashtu si një “çelës” parandalues. “Me një dozë precize, mund të injektohet në një fytyrë të re për të ngadalësuar shfaqjen e rrudhave” shpjegon eksperti.
Lexo edhe: Që nga fillimi i pandemisë shtohen ndërhyrjet estetike
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu