Pyetja e parë që i vjen në mendje një gruaje që ushqen me gji është nëse ushqimi që ka në pjatë është i duhuri për ta bërë qumështin të shëndetshëm dhe me vlera ushqyese. Dieta ushqimore gjatë gjidhënies duhet të jetë e shumëllojshme dhe e ekuilibruar ashtu si në shtatzani, dhe thelbësor është edhe konsumi i frutave.
Po si duhet të veprojmë me luleshtrydhet?
Dilemat shkaktohen si pasojë e rrezikut të alergjisë që ato paraqesin. Dhe në të vërtetë gruaja nuk duhet t’i konsumojë ato pasi mund të shkaktojnë alergji, dhe ky rrezik do të jetë edhe më i madh nëse në familje ka një person të cilit ky frut i ka shkaktuar alergji.
Si ta njohim alergjinë?
Ajo karakterizohet nga shenjat e kuqe të cilat shfaqen fillimisht në fytyrë si edhe më pas në pjesën tjetër të trupit. Por nuk mund të lemë pa përmendur edhe teorinë e disa mjekëve të cilët theksojnë se në gjidhënie duhet të konsumohen të gjitha ushqimet, por pa ekzagjeruar me disa prej tyre.
Përse duhet të kontrollojmë ushqyerjen gjatë gjidhënies?
Kjo është e rëndësishme sepse qumështi merr karakteristikat tipike të asaj çfarë nëna ka konsumuar. Kështu ju do të mund të siguroheni se fëmija është duke u ushqyer në mënyrë të shëndetshme. Nëse shija që qumështi ka marrë si pasojë e një ushqimi të caktuar mund të mos i pëlqejë fëmijës dhe për pasojë mund ta refuzojë. Mos harroni të pini të paktën 2 lt ujë në ditë, kjo pasi 90% e qumështit përbëhet nga uji. Janë shumë të rëndësishme edhe makaronat integrale, drithërat, orizi, mishi, peshku etj.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu