Lojerat e para te bebes

0 0

Le të argëtohemi bashkë me të!
Të luash me një fëmijë të vogël do të thotë ta ndihmosh atë të zhvillohet dhe të fitojë aftësitë e duhura të moshës. Ai duhet të zhvillojë aftësitë e tij njohëse, motorike si edhe lidhëse me personat dhe botën e jashtme, dhe për ta bërë këtë asgjë nuk do të ishte më efikase se mënyrat argëtuese.
0-1 vjeç
Mirëseerdhe në familje! Sapo vjen në familje dhe deri në muajin e 5 fëmijë fillon të mësojë të gjithë tingujt dhe format e objekteve që e rrethojnë. Nga ky muaj mund ta vendosni atë në tapetin e shtëpisë apo në vendin e posaçëm (që përmban lodra) dhe të luani bashkë. Gjithashtu fëmija duhet të përfshihet në të gjitha veprimtaritë e familjes.
Loja e ritmeve dhe tingujve. Për fëmijën e vogël çdo tingull mund të jetë tërheqës dhe të ngjallë kuriozitet, qoftë edhe zhurma e lavatriçes që është duke punuar. Në këtë periudhë ju duhet t’i tregoni atij përralla në mënyrë që t’i mësoni atij bazat e gjuhës (të folurit) si edhe t’i transmetoni qetësi.
Librat me prekje. Librat me përbërje cope ose kartoni shpesh e bëjnë fëmijën më të ndërgjegjshëm për materialin apo formën e figurës që është duke prekur. Gjithashtu, do të ishte një ndihmë shumë e madhe për fëmijën edhe të shpjeguarit e prindërve. Pra në momentin që ai është duke prekur librin ju mund t’i thoni se ai është qeni, macja, shtëpia, kartoni etj.

Lexoni edhe: Lojerat qe stimulojne zhvillimin e shikimit te bebes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X