Mund të duket e vështirë të luani me fëmijën tuaj vitin e parë të jetës, por është shumë e rëndësishme për zhvillimin e tyre nëse prindërit kryejnë aktivitete së bashku me fëmijët e tyre. Shumë nga ëndrrat e prindërve për tu argëtuar me fëmijët e tyre kur ata lindin, pothuajse nuk plotësohen. Të luash me bebet mund të duket e çuditshme, e mërzitshme madje dhe humbje kohe.
Atyre u mungon forca për të kontrolluar trupin e tyre. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të bëni qejf duke luajtur me fëmijën tuaj. Çelsi I gjithe kesaj qëndron tek përshtatja e lojës me nivelin e forcës së bebes suaj.
“Gjysma e kënaqësisë është t’i shohësh teksa ata mësojnë”, thotë Elieen Kennedy-Moore, psikologe familjare dhe autore e librit “Zhvillimi i miqësive”.
Një guidë që fëmijët të bëjnë dhe mbajnë shoqëri. Ata mahniten me gjërat e reja. Në momentin që e mësojnë, nuk tërhiqen më nga ajo gjë. Praktikisht mund të shohësh sesi truri i tyre rritet. Të luash me fëmijën në vitet e para të jetës së tyre, është shumë edukuese për ta. Te luajturit me njëri- tjetrin, kënaqësia që i falin njëri-tjetrit, është një nga detyrat më të bukura të prindërve.
“Fundja po ndihmon fëmijën sesi të familjarizohet me njerëzit e tjerë” thotë Kennedy-Moore. “Dhe të luash me prindërit, është hapi i parë ku mëson të luash me shokët e moshës tënde.”
Megjithëse ka hapa të shumtë në formimin e shoqërisë në mosha të ndryshme, prindërit duhet të mbajnë mend se cdo femije eshte unik prandaj mos u shqetësoni duke krahasuar fëmijën tuaj me të dikujt tjetër.
Ata nuk kanë axhendë të njëjtë, madje nuk kanë fare axhendë. Duhet te jeni i vemendshem ne reagimet e bebes suaj ndaj lojerave te ndryshme. Ka shumë informacion që komunikohet mes prindit dhe fëmijës në këtë moshë, por duhet të kini parasysh dy gjera.
Nëse fëmija juaj fillon të acarohet apo të largohet nga ju, ka shumë mundësi që të jetë i trullosur. Kennedy-Moore sugjeron që të bëni një pushim të vogël dhe të provoni përsëri. Prindërit nuk duhet ta anashkalojnë rëndësinë e lojës me fëmijët e tyre.
Femijet e kuptojne kur te rriten se cfare rendesie kane pasur keto lojra tek ata. Shumica e studimeve fokusohen tek anët negative, si neglizhenca apo formimi i frikërave. “Por ajo që dihet me siguri është që kjo kohë është shumë e rëndësishme” shprehet Kennedy-Moore. “Eksperiencat pozitive vetëm ndihmojnë zhvillimin e fëmijës.”
Për prindërit që nuk janë shumë të sigurt se çfarë të bëjnë dhe se si ta nisin, Kennedy-Moore ofron një strategji mujore për lojëra me fëmijën tuaj.
Muaji i parë
Bëni fytyra qesharake, kur fëmija është 1 muajshe. Ata imitojnë mimikën e nënës dhe babait.
Muaji i dytë
Blini një tullumbace. Lidhni një tullumbace me helium tek këmba e fëmijës suaj dhe vëzhgoni lëvizjet e tij tek përpiqet të kercej me lodrën e re.
Muaji i tretë
Këngë. Në këtë moshë mund të këndoni apo të luani me gishta.
Muaji i katërt
Karaoke për beba. Tani fëmija juaj nis të imitoj tingujt, prandaj mund t’i vendosni këngë për t’i dëgjuar.
Muaji i pestë
Olimpiada e bebeve. Tani fëmijët mund të zgjaten të kapin objekte dhe të rrotullohen. Mund t’i vendosni objekte të ndryshme rreth fëmijës në mënyrë që ai t’i kapi.
Muaji i gjashtë
Luani “cila dorë?” Tani fëmija mund të ndjekë lëvizjet. Merrni një objekt dhe mbajeni në një dorë dhe tregojani që fëmioa ta gjejë se tek cila është.
Muaji i shtatë
Puzzle me fytyra. Tani fëmija juaj njeh fytyra. Mund t’i tregoni foto të familjarëve që ai të familjarizohet me to.
Muaji i tetë
Kukafshehti. Kjo lojë i zhvillon dhe u jep një siguri pasi ata e dinë që është lojë.
Muaji i nëntë
Kek me brumë. Në këtë fazë fëmija ka fituar goxha forcë në lëvizjet e tij. Ata mund të shtrëngojnë, qëllojnë.
Muaji i dhjetë
Pyetje/përgjigje. Fëmijët tani mund të kuptojnë fraza me dy fjalë. Ti mësosh proçesin e thirrjes dhe të kthyerjes së përgjigjes është një argëtim më vete.
Muaji i njëmbëdhjetë
Sfida e lugës. Tani fëmija mund të përdori vetë lugën. Mund t’i vendosësh puding çokollate apo diçka tjetër që ai pëlqen në mënyrë që fëmija të praktikojë duke e ditur që përfiton një qerasje.
Muaji i dymbëdhjetë
Pika në hundë. Tani fëmija juaj mund të njohë veten e tij në pasqyrë. Këtë gjë mund ta zhvilloni duke i vendosur një pikë të kuqe në hundë dhe shikoni nëse arrijnë ta kuptojnë ndryshimin apo jo.
Lexo edhe: Mos i nxisni femijet te fitojne ne lojra sportive
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu