Të gjithë jemi njohur dhe përlotur me historinë e vogëlushit Alvin Berisha, i cili gjendej në kampin e të burgosurve Al Hol në Siri. Historia e tij ka tronditur gjithë opinionin publik, por lajme të mira vijnë prej tij.
Falë një operacioni të inteligjencës italiane, vogëlushi ka mundur të shpëtojë dhe janë publikuar pamjet e paa që e tregojnë atë të lirë e shëndoshë e mirë.
Alvini pritet që së shpejti të shkojë në Romë, ku jeton i ati dhe dy motrat e tij.
Ai ka qëndruar tre ditë në një vend të sigurt në Qamishli, një fshat të veri të Sirisë, ndërsa ditën e djeshme u transferua në një vend të sigurt në Damaskë.
Sipas mediave lokale Alvin u lirua nga kapmi Al Hol falë një korridori humanitar të krijuar nga Kryqi i Kuq dhe homologët e tyre arabë.
Në operacion kanë qenë të pranishme edhe autoritetet shqiptare.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu