Lirinë e përgjegjësitë duhet t’i mësojmë që fëmijë që kur t’i kërkojmë si të rritur të mos na kushtojnë jetën

0 0

Shpesh ankohemi se në edicionet informative dëgjojmë vetëm lajme negative, se janë të mbushura me kronikë të zezë, duke shprehur kështu dëshirën për të pasqyruar në media më shumë art, kulturë, edukim, argëtim. Parimisht kërkesa e dëshira jonë është e drejtë, megjithatë, ndaj realitetit nuk mund të mbyllim sytë e të bëjmë se nuk është i vërtetë. Në të kundërt do të dëmtonim veten më shumë, edhe nëse nuk do i dëgjonim lajmet në televizor, do i dëgjonim në familje, në rrethin shoqëror, në komunitetin e pallatit, lagjes, punës etj.

Përse ka kaq shumë vrasje, përdhunime, abuzime, dhunë fizike, urdhëra mbrojtjeje në shoqërinë tonë? A shpreh kjo një mungesë aftësie për të zgjidhur problemet me anë të rrugës së duhur institucionale, apo edhe asaj komunikuese njerëzore?

Të parën ndoshta nuk e kemi në dorë për një sërë arsyesh, por të dytën po. Aftësitë tona komunikuese mësohen që në familje, nga ku është zanafilla e shumë problemeve, që po kthehen në plagë të shoqërisë sonë.

Ne jemi mësuar që të heshtim përballë situatave të vogla në dukje e të bëjmë gjyqe publike, kur arrin “pika e fundit që mbush enën e më pas derdhet”. Ne heshtim dhe injorojmë kur një vajzë apo grua kërkon mbrojtje nga partneri që e dhunon fizikisht, që nuk e lejon të shkojë në punë, që i mohon liritë që i takojnë, por jemi shumë të shpejtë për të gjykuar rastin në fjalë, kur ky partner i ka marrë jetën gruas apo të dashurës, ose kur i ati i kësaj të fundit është hakmarrë për të bijën.

Në fakt, akti që ne dëgjojmë të raportohet e më pas nxitojmë ta gjykojmë është hallka e fundit e një zinxhiri që fillon nga ne, po po, pikërisht nga ne. Sepse ne me sjelljen tonë, me zakonet tona të përditshme ndikojmë në formimin e fëmijëve (djem ose vajza) që nesër do të jenë të rritur me përgjegjësi individuale, familjare e shoqërore. Mund të na duket pa rëndësi fjala të lutem, falemidnerit, dhënia e një gote uji, rregullimi i shtratit në mëngjes, ngritja e pjatës nga tavolina, por kështu ditë pas dite, ne ndërtojmë zakone të shëndetshme të të jetuarit, të mirësjelljes, mësojmë që fëmijë të paranojmë jo-në si përgjigje, mësojmë që secili ka detyrat dhe përgjegjësitë e tij e kështu e kemi shumë më të lehtë të ndërtojmë marrëdhënie në të ardhmen, pa posesivitet, pa imponim, mësojmë të mos kënaqim vetëm egon, por të arrijmë mirëkuptim pa ndjenja lëndimi, edhe kur nuk mund të kemi atë që duam.

Kështu mësojmë që asgjë dhe askush s’është prona jonë. Ne duhet të jetojmë jetën bashkarisht për aq kohë sa interesat me bashkëudhëtarët tanë janë të njëjta. Në momentin kur interesat tona ndahen, duhet të kemi forcën, qytetarinë, formimin intelektual e emocional të kuptojmë se çdo njeri ka lirinë të bëjë zgjedhjet e tij pa qenë i  ndikuar, i manipuluar dhe aq më pak i frikësuar se vendimet do të kenë pasoja me kosto deri edhe jetën!

Lexo edhe: Rasti i përdhunimit në Kavajë, analizë nga psikologia Lorela Garuli






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Goditja në tru parandalohet me...

Dihet se edhe ushqimi luan një rol themelor në uljen e rrezikut për të pësuar goditje në tru. Por cilat ushqime të zgjidhni? Një studim i fundit nga spitali "Brigham...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X