Lira Gjika: Prindër përpiquni ta tejkaloni atë, që ndjeni, duke vënë mendjen në punë

0 0

4 ditë pas termetit të fuqishëm me magnitudë 6,4 ballë të shkallës Rihter, mjekja pediatre Lira Gjika ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një status për pasiguritë, frikën apo edhe për disa nga mënyrat sesi mund të tejkalojmë situatën, përmirësojmë gjendjen psikologjike jo vetëm tek vetja jonë por edhe tek te vegjlit.

Statusi i plotë i Lira Gjikës:

“ Prindër, u vutë në provë të rëndë e të vështirë nga tërmeti. Frika nga të qenit i paaftë për të reaguar, kur gjithçka ishte në diskutim, ju ka mpirë, ju ka hutuar. Kur ndodhin situata të tilla tragjike, njeriu pushtohet nga ndjenja e braktisjes edhe pse mund të jetë midis njerëzve. Frika që e ka pushtuar e bën të tkurren brenda vetes dhe kështu, komunikimi njeri-njeri gati ndërpritet. Por sapo situatë zbutet, njeriu fillon të marrë “frymë” nëpërmjet shpresës dhe gjëja e parë, që bën, fillon të komunikojë me tjetrin, ndërsa prindërit, kontrollojnë e u flasin fëmijëve. Këtë proçes shpresëdhënës e udhëheq mendja, që përpiqet të zbusë frikën e madhe, por shpesh herë njeriu nuk ja del ta “çajë” frikën dhe ngelet peng i sajë. Prindër përpiquni ta tejkaloni atë, që ndjeni, duke vënë mendjen në punë. Pranoni faktin, që shkencëtarët thonë, se nuk do të ketë më lëkundje shkatërrimtare, si ajo e ditës së marrtë të 26 Nëntorit. Përpiquni të flisni me fëmijët dhe kthehuni në shtëpitë tuaja, nëse nuk kanë dëmtime të rezikshme. Frika juaj sa e drejtë e normale, aq më shumë, është e domosdoshme të tejkalohet. Frika e prindit tek fëmija, provokon frenim të psihës së tij. Prek pikërisht atë, që quhet “inteligjencë emocionale”, që është e lidhur me mirëqënien psikoemocionale të një individi. Prindër për pak kurajo, mos i lini fëmijët në këtë amulli frike.”






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X