Lindjet jo gjithmonë shkojnë siç e kishit menduar, si përfundoi aktorja në spital

0 0

Aktorja Lake Bell është nënë e dy fëmijëve të shëndetshëm, vajzës Nova dhe djalit Ozgood dhe kohët e fundit tregoi se përvojat e saj të lindjes nuk ishin ashtu si i kishte menduar. Në episodin më të fundit të podkastit të Dax Shepard, ajo foli për dy lindjet e saj në shtëpi.

Lake përshkruan përvojën e parë, kur lindi vajzën, si një përvojë shumë intensive, vajza e saj e kishte kordonin e kërthizës mbështjellë rreth qafës dhe nëna e aktores duhej t’i jepte “tre herë frymë” për t’i shpëtuar jetën. Në fund, vajza e saj ishte mirë dhe për Lake lindja në shtëpi ishte një përvojë jashtëzakonisht fuqizuese.

Dhe kështu ajo vendosi të provojë përsëri lindjen në shtëpi kur ajo ishte shtatzënë për herë të dytë dhe kjo ishte një tjetër përvojë sfiduese. “E njëjta gjë ndodhi, isha në shtëpi dhe ai kishte kordonin e mbështjellë dhe ishte shumë sipër. Ai nuk po vinte,” tregoi Lake.

Ajo vazhdon të shpjegojë se mjekët nxituan në vendin e ngjarjes dhe e prenë kordonin e kërthizës para se Lake të merrte lajme më të turbullta: Ajo do të duhej të dërgohej në spital për të nxjerrë placentën e saj.

“Po shikoja telefonin tim ndërsa po më qepnin dhe kam një video të vogël nga burri im Scott kur djali mezi po merrte frymë me maskën e oksigjenit. Por unë vetëm gëzohesha për faktin që ishte gjallë.

Për fat të mirë, Ozgood është një djalë i shëndetshëm dhe i lumtur (ai madje u ngrit në këmbë në moshën 9 muajshe!).

Bell thotë se ajo u përball me ndjenjën e fajit për vendimin e saj për të pasur një lindje në shtëpi pas kësaj eksperience, megjithatë, për të qenë e qartë, zgjedhja për të pasur një lindje në shtëpi është e vlefshme.

Sipas Diana Spalding, një infermiere dhe mamie, “Lindjet në shtëpi janë një mundësi e mrekullueshme për gratë që kanë një shtatzëni me rrezikshmëri të ulët, të cilët dëshirojnë të kenë lindje në komoditetin e shtëpisë së tyre.”

Kolegji Amerikan i Obestrikëve dhe Gjinekologëve deklaron se ndërsa ata besojnë se qendrat e spitaleve janë vendi më i sigurt për të lindur një fëmijë, gratë duhet të jenë në prani të një mamie të çertifikuar kur vendosin të lindin në shtëpi.

Lexo edhe: Lindjet në shtëpi? Të rrezikshme për nënën dhe fëmijën






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X