Lindje e stimuluar, ja sa pak minuta zgjati

0 0

Nëse e dini se do të kryeni një lindje të stimuluar, shpesh kjo do të thotë se ju keni një ide të qartë se kur do të vijë në jetë fëmija, por nuk mund ta dini sa do të zgjasë procesi i lindjes. Kërkimet sugjerojnë se gratë që bëjnë lindje të stimuluar kanë kohëzgjatje më të madhe se ato që nuk marrin stimulues.

Për shkak se ka shumë arsye përse gratë mund të kërkojnë ose duhet të stimulohen, një studim i ri është në progres për të përcaktuar nëse tabletat e melatoninës mund të përshpejtojnë lindjen pas një induksioni. Dhe një pjesëmarrëse në atë studim sapo kreu një lindje 45-minutëshe.

Meagan James, 41 vjeçe, ishte duke pritur fëmijën e saj të dytë dhe kishte nevojë për një induksion për shkak të diabetit të saj gestacional. Pas induksionit dhe një dozë pilulash melatoninë, biri i saj erdhi në botë më shpejt sesa pritej.

Lindja e shpejtë e Josh është premtuese, por është shumë herët për të treguar nëse tabletat e melatoninës që mori mamaja e tij janë padyshim arsyeja pse ai ka ardhur në jetë kaq shpejt.

Dr. Miranda Davies-Tuck është hulumtuesja kryesore në këtë projekt. Ajo thotë se melatonina mund të ndihmojë gratë që të kenë “lindje më të shkurtra, ndoshta më pak të dhimbshme”. Kjo është për shkak se melatonina është një hormon si oksitocina, i cili stimulon kontraktimet e mitrës dhe hulumtimet sugjerojnë se melatonina mund të përmirësojë efektin e oksitocinës në kontraktime, duke i bërë kontraktimet më të sinkronizuara dhe të fuqishme.

Një studim i vitit 2018 “sugjeron që melatonina mund të jetë një agjent i ri terapeutik për të parandaluar lindjen e parakohshme dhe dëmtimin e trurit të fetusit”.

Lexo edhe: Metodat per te stimuluar dhimbjet e lindjes, si ndikon stresi?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X