Lindja para kohe është diçka që mund të parandalohet nëse gruaja tregon kujdesin e duhur. Ky kujdes duhet të jetë tepër i veçantë kryesisht përsa i përket:
Peshës trupore: nëse gruaja do të ketë një peshë trupore shumë të madhe ose shumë të vogël, nisja e një shtatzanie nuk do të kryhej në mënyrën e duhur. BMI (treguesi i përmasës trupore) duhet të jetë midis 18.5-24.9 , vlera të cilat i referohen një peshe trupore brenda kritereve normale.
Rritja e madhe e peshës në shtatzani: pesha trupore duhet të jetë brenda normave jo vetëm në fillim, por edhe përgjatë shtatzanisë. Sipas institutit ameriakan të shëndetësisë pesha për BMI përkatëse duhet të jetë:
- 5-18 kg për BMI nën 18.5;
- 5-16 kg për BMI midis 18.5 dhe 24.9;
- 7-11 kg për BMI midis 25 dhe 29.9;
- 5-9 kg për BMI mbi 30.
Koha e kaluar nga shtatzania paraardhëse: nga shtatzania paraardhëse duhet të ketë kaluar mjaftueshëm kohë, e cila zakonisht konsiderohet 12-24 muaj. Nëse kanë kaluar më pak se 12 muaj, dhe kryesisht më pak se 6-të muaj, rreziku për lindje para kohe është tepër i madh. Megjithatë nuk përjashtohet rreziku për një lindje para kohe edhe në rast se janë respektuar të gjitha kriteret e mësipërme për ta parandaluar. Është shumë e rëndësishme që gruaja të njihet me gjendjen e saj shëndetësore para se të nisë një shtatzani.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu