9 muaj kaluan shpejt Tani jeni shume prane momentit kur do te mbani ne dore per here te pare beben tuaj. Ky moment nuk do te matet me sekonda, por me ore(6-12 ore). Nese ju jeni te pergatitura dhe te informuara si duhet, keto ore nuk do t’i perjetoni me shume ankth. Nje zgjidhje qe nenat po preferojne kohet e fundit eshte lindja me prerje cezariane, e cila konsiderohet ndonjehere si alternativa me e mire pasi nena nuk kalon ore ta gjata dhimbjesh dhe lodhje. Se cfare anesh pozitive dhe negative paraqet lindja natyrale dhe ajo me operim do te perpiqemi t’jua sjellim ne vazhdim.
Dilema:Lindje natyrale apo me operim?
Shume nga ju gjate shtatezanise pyesin veten nese do te ishte me mire te benin lindje natyrale apo me operim. Dita dites po shtohen rastet e lindjeve me prerje cezariane, pasi lindja normale konsiderohet nga disa nena shume e dhimbshme. Per mjeket nena eshte e prirur te perballoje me me lehtesi ate menyre lindje te cilen ajo menderisht e konsideron me te pershtatshme. Per ta eshte gjithcka psikologjike!
Lindja natyrale-Te mirat dhe te keqijat
Nga vete fjala lindje natyrale kuptohet qe eshte dicka per te cilen trupi eshte i pergatitur te ndodhe, pasi natyra keshtu e ka krijuar procesin. Ne rast se keni pasur nje shtatezani te qete dhe mjeku e konsideron pa rrezik shendetsor per ju dhe femijen, lindja natyrale eshte me e mira. Avantazhet e lindjes natyrale jane te shumta. Nga ana psikologjike, nje nene e cila ka kaluar te pakten nje lindje natyrale ne jeten e saj, eshte me shume e prirur te kete vetebesim me te larte, pasi ka kaluar nje eksperience mjaft intensive. Nga ana fizike, nese beni lindje natyrale do te rikuperoni me shpejt, pavaresisht se gjate procesit mjeku mund ta shikoje te nevojshme t’ju prese ne zonen vaginale. Do te jeni ne gjendje te kujdeseni per vehte dhe beben tuaj, menjehere pas lindjes pa pasur nevojen e nje ndihme specifike. Gjithashtu do te mund te hani normalisht pa asnje lloj problemi. Zakonisht shume gra refuzojne te lindin ne menyre natyrale, pasi dihet qe dhimbjet jane te medha. Kjo mund te konsiderohet si e vetmja ane negative e saj. Edhe pse i dhimbshem, konsiderohet si procesi qe pergatit me mire psikologjikisht nenen per rolin e ri, duke u konsideruar gjithashtu mjaft i rendesishem per te voglin, pasi fale “masazhit” qe perjeton ne kanalin neper te cilin kalon, ai merr pergatitjen e fundit per te perballuar me mire jeten jashte barkut te nenes. Dhimbjet e lindjes nuk duhen konsideruar si faktor negativ, pasi edhe ato kane funksionin e tyre. Nese ne vend qe te mendoni cfare momenti te veshtire po kaloni, mire eshte qe te mundoheni te degjoni gjuhen e trupit, pasi jane pikerisht keto dhimbje qe konsiderohen si te padurueshme qe ju “tregojne” si te qendroni, cfare pozicioni duhet te mbani per te kaluar sa me lehte kete moment.
-A do te jete si me pare jeta ime seksuale pas lindjes?
Kjo eshte nje nga pyetjet qe mundon pothuajse te gjitha nenat ne pritje te femijes te tyre, te cilat kane vendosur te bejne lindje natyrale. Pergjigjja eshte: Patjeter qe po! Edhe pse gjate procesit te lindjes mjeku mund t’ju prese ne pjesen vaginale, trupi juaj do te rikuperoje derisa te ktheheni ne gjendjen e meparshme, duke qene keshtu ne gjendje te keni nje jete seksuale te rregullt. Ju thjesht duhet te prisni momentin e duhur, te mos nguteni dhe ta lini te ndodhe kur te ndiheni gati! Rastet e lindjeve natyrale qe lene probleme ne kete drejtim jane te rralla!
-Po nese bej lindje normale do te vuaj nga hemorroidet me vone?
Hemorroidet ka raste qe shfaqen qe ne shtatezani, por kjo varet nga gruaja. Ato shkaktohen si pasoje e zbutjes se mukozave rektale nga progresteroni, por edhe nga pesha gjithmone ne rritje e uterusit, i cili shtyp pjeset rektale dhe shkakton kete problem te bezdisshem. Pra, ka gra qe ne momentin e lindjes shkojne me hemorroidet e acaruara, por edhe lindja natyrale ndikon ne perkeqesimin e hemorroideve, pasi trupi sforcohet shume. Ky problem konsiderohet i perkohshem, pasi ne momentin qe gjithcka mbaron dhe ke bebin ne dore niveli i hormoneve normalizohet, uterusi nuk peshon me dhe duke qene se trupi nuk ka me sforcime per te bere, hemorroidet synojne te futen brenda.
-Cfare ndodh nese gjate daljes bebi eshte ne rrezik?
Kjo do te konsiderohej gjendje emergjence dhe mjeku do ta kuptonte para se t’ju keshillonte lindjen natyrale. Ne rast se konstatohet rrezik per shendetin e nenes dhe femijes, mjeku ben prerje cezariane. Ndodh qe mund te nisni procesin per lindje natyrale, por konstatohet se dicka shkon keq. Mos u shqetesoni, salla e lindjes eshte ngjitur me ate te operimit. Ndersa ju jeni duke sjelle beben ne jete, te gjithe kane me te rendesishem shendetin tuaj dhe te femijes, dhe jo nese do te beni lindje normale apo me operim.
Lindja me operim(prerja cezariane)
Eshte nderhyrje kirurgjikale me kuptimin e plote te fjales, qe domethene edhe me te gjitha rreziqet qe nje operacion mbart me vetvete: infeksionet, hemorragjite etj. Por te mos harrojme se kur eshte i detyrueshem shpeton jete! Midis avantazheve eshte ai i shmangies te dhimbjeve te lindjes. Por nuk duhet harruar se jane pikerisht ato dhimbje qe na japin “sinjalet” e qendrimit ne pozicionet e duhura per daljen e femijes. Mos mendoni se nese i nenshtroheni operacionit nuk do te “njihni” fjalen dhimbje.Disavantazhet:Ato dhimbje te cilat menduat se i shmanget do t’ju shfaqen sapo anestezia te mbaroje efektin(pas 3-4 oresh), plaga do filloje te dhembe duke e bere te veshtire qendrimin ne kembe, qendrimin ulur, te qeshuren, te kollituren, teshtimen dhe gjithcka tjeter qe kerkon sforcim te zones abdominale. Te mos flasim per procesin e urinimit,qe zakonisht do te behet me ndihmen e kateterit, i cili do t’ju jape veshtiresi ne te levizurit ne krevat. Te gjitha keto bejne qe te mos jeni ne gjendje te kujdeseni apo ushqeni me gji femijen menjehere pas lindjes. 2-3 ditet e para duhet te keni dike afer t’ju ndihmoje te laheni, te visheni, t’ju pergatise dicka per te ngrene. Ushqimi duhet te jete mjaft i lehte. Ka edhe raste kur pas nderhyrjes nuk do te keni dhimbje ne ate mase sa te mos levizni dot vete, apo te mos ushqeni dot femijen me gji. Gjithcka varet nga aftesia e trupit tuaj per te rikuperuar.
– A do te jem ne gjendje te bej lindje natyrale pas nje prerje cezariane?
Nese keni bere nje lindje me prerje prerje cezariane jo domosdoshmerisht duhet te beni edhe lindjen e rradhes keshtu. E rendesishme eshte te kene kaluar te pakten 18 muaj nga lindja paraardhese dhe me pas i takon mjekut te vleresoje nese eshte e udhes te provoni lindje natyrale ose jo. Ai merr parasysh peshen e bebes, problemet qe mund te keni pasur gjate shtatezanise, pozicionin e femijes etj. Ne pergjithesi merret ne konsiderate mundesia, por ne Shqiperi zakonisht mjeket gjinekologe preferojne qe pas nje lindje me operim te mos provojne per ate natyrale, pavaresisht se gjithcka mund te jete ne favor per ta provuar.
-Eshte e vertete qe pas prerjes cezariane qumeshti nuk vjen?
Disa “zera” thone se qumeshti vjen vetem nese beni lindje natyrale, por nuk eshte e vertete. Edhe nese i nenshtroheni operimit mund te ushqeni me gji! Qumeshti do te vije 1-2 dite me vone, por gjithsesi vjen, sidomos nese do te jeni ne gjendje ta stimuloni duke vendosur femijen ta thithe. Gjithcka varet nga deshira dhe vendosmeria juaj per tja arritur!
Mos harroni:Nuk eshte lloji i lindjes qe percakton nese jeni nene e mire apo e keqe! Je nene per femijen tend dhe kjo do te thote shume! Per te pavaresisht menyres si e ke sjelle ne jete je personi me i dashur ne bote!
Materiale te ngjashme
Pse çdo grua shtatzënë duhet...
Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...
MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...
A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...
Jo çdo NIPT është NIFTY
"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...
Gjithçka që duhet të dini...
Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu