Lindja me operacion nuk të bën më pak nënë se lindja natyrale

0 0

Një nënë 31 vjeçare, rrëfen këndvështrimin e saj mbi komentet që bëjnë njerëz të ndryshëm për mënyrën e lindjes, qoftë kjo e zgjedhur nga nëna, qoftë mënyra e vetme që kanë mundësi.

Sipas saj, asnjë nënë nuk është më pak se tjetra dhe aq më pak kjo nuk varet nga mënyra e lindjes.

Është diçka që të gjithë të pyesin kur je shtatzënë: “A do të bësh lindje natyrale?” Jam e vetëdijshme se ka një “sistem vlerësimi” joformal, por jam e kujdesshme të qëndroj neutrale, pasi mendoj se çdo lindje është e ndryshme dhe çfarëdo që njerëzit zgjedhin të bëjnë varet nga ata.

Lindja e fëmijës nuk është shaka, askush nuk e konsideron ndërhyrjen në kanalin e rrënjës së dhëmbit pa anestezi, kështu që pse do të ishte ndryshe qetësimi i dhimbjes kur nxjerr një qenie tjetër njerëzore nga vetja dhe kush e ka të drejtën që të gjykojë për këtë?

E ku janë këta mjekë në spitale që janë kaq të pakualifikuar sa mund të të bëjnë gabim epiduralin dhe të të lënë të paralizuar apo të gabojnë në operacion?

Une personalisht do të doja një lindje natyrale, por i kam frikë dhimbjet dhe me mjekët zgjodhëm operacionin si mënyrën më të mirë për të sjellë fëmijët në jetë.

Sa i përket planifikimit të lindjes perfekte, natyra ka një mënyrë qesharake për të na i prishur të gjitha.

Asnjë grua dhe asnjë mënyrë lindjeje s’është më pak nënë e s’të bën më pak nënë!

Lindja me operacion nuk ka asgjë të gabuar dhe ndal gjykimeve!

Ndërhyrja e mjekut në një formë apo në tjetrën nuk e bën më pak të vlefshme as lindjen, as mundin e nënës.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X