Pas lindjes së foshnjës, nënat flenë më pak se sa ato kanë nevojë.
Këshilla për të pushuar mirë:
Pas lindjes së foshnjës, nëna fle shumë pak.
Ky fakt gjithashtu gjen dhe konfirmim shkencor. Një studim i Georgia Southern University (Shtetet e Bashkuara) shqyrtoi të dhënat e 5.805 njerëz, duke demonstruar se me çdo fëmijë gjasat për gjumë të pamjaftueshëm janë rritur gati 50%. 48% e grave nën moshen 45 vjeç flenë të paktën 7 orë në gjume krahasuar me 62% të grave pa fëmijë. Mesatarisht, gratë me fëmijë përjetojnë një ndjenjë të lodhjes 14 ditë në muaj, krahasuar me 11 ditët e atyre që nuk kanë fëmijë.
Ndikimet në shëndetin dhe cilësinë e jetës
Mungesa e gjumit, tregojnë autorët e studimit, ka pasoja në shëndetin psikofizik, mirëqenien dhe marrëdhëniet e gruas me të tjerët. Për fat të keq, nëna fle shumë pak pas lindjes së fëmijës. Kjo për arsyen se nevojat e femijës janë në çdo kohë dhe i detyrojnë ato të zgjohen vazhdimisht gjatë natës. Pastaj, gjatë ditës është e vështirë për të rikuperuar gjumin e humbur. Për këtë arsye nënat ndihen të lodhura, nervoze dhe me humor të keq.
Shumë mendime dhe shqetësime
Nënat që vuajnë nga pagjumësia, marren më shumë me fëmijët. Kjo i bën ato që të kenë shumë mendime dhe shqetësime. Sigurisht që ka ndikim gjumi i tyre dhe në atë që ato përcjellin tek fëmija. Gratë që vuanin nga pagjumësia edhe para shtatzënisë, pas lindjes së foshnjës mund të kenë edhe më shumë probleme. Për të rregulluar parametrat e këtij problemi, ekspertët rekomandojnë që të rikuperoni gjumin tuaj me pushime të vogla gjatë ditës dhe të relaksoheni sa më shpejt që të mundeni, madje edhe duke mos fjetur. Përfitoni nga koha kur fëmija juaj është në gjumë.
Por e rëndësishme është të pranoni ndihmë nga të tjerët.
Ndihma dhe mbështetja e partnerit dhe e gjyshërve për punët e shtëpisë sidomos në ditët e para është e rëndësishme që ju të mos ndiheni të lodhura. Gjithashtu, duhet të jeni pjesë e ndonjë komuniteti me nëna të reja në mënyrë për të kapërcyer ankthet dhe të keni një mendje më të qetë dhe për këtë gjë mund t’ju vijnë në ndihmë eksperiencat e shumta që nënat ndajnë në portalin pernenat.al. Nëna dhe i porsalindur duhet të pushojnë në një ambient të rehatshëm, me temperaturë (20-22 gradë) me pak zhurmë. Nëse nëna nuk mund të flejë për shkak të çrregullimit të gjumit të foshnjës, është më mirë të flasë me pediatrin për të gjetur një ndihmë sa më shpejt të jetë e mundur.
Lexo edhe: Nena e lodhur pas lindjes, disa keshilla per te fjetur mire
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu