Lind fëmija i parë afgan në vendin tonë, prindërit zgjedhin këtë emër shqiptar/ VIDEO

0 0

Ditën e sotme ka lindur fëmija i parë afgan në Shqipëri, nga një 27-vjeçare, e cila bëhet nënë për herë të gjashtë. Lindja është kryer në spitalin e Lezhës dhe mësohet se gjendja shëndetësore e të dyve është e mirë.

Nisur nga fakti se fëmija erdhi në jetë në vendin tonë, prindërit kanë dashur t’i vendosin atij një emër tipik shqiptar dhe mësohet se kanë zgjedhur ta quajnë Alban.

Mjeku Nikoll Brozi ka dhënë një intervistë për televizionin Fax News, ku shprehet se vogëlushi ka lindur në gjendje shumë të mirë. Vetë familja afgane nuk preferon të flasë për rastin, në mënyrë që të mbrojnë sigurinë e tyre.

Fotot – Marrë nga Fax News

Qindra afganë të larguar nga vendi i tyre, për shkak të marrjes së kontrollit nga talebanët, po akomodohen në vendi ntonë prej disa javësh. Ata janë vendosur në zonat e Shëngjinit, Shkëmbi i Kavajës dhe në kryeqytet.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X