Ligji i Sfinkterit, sipas Ina May Gaskin, një mami shumë e njohur, përfaqëson një bashkësi gjërash që çdo mjek gjinekolog si edhe mami (infermierja qe asiston ne lindje) duhet të njohë. Bëhet fjalë për rregullin që përfshin: daljen (e fëmijës), vendin e daljes (zonën vaginale), si edhe forcën (forcën e kontraksioneve). Duke e parë lindjen në këtë këndvështrim, ajo konsiderohet si diçka vetëm fizike, pra nuk shikohet aspekti fiziologjik i saj në të cilin përfshihen psikika e gruas, pozicioni, profesionistët që e ndihmojnë, proçedurat e përdorura, presioni, vendi ku po lind gruaja dhe personat që janë të pranishëm. Të gjitha këto do të ndikojnë në ecurinë e lindjes.
Pra çfarë funksioni ka ligji i Sfinkterit?
Ai merret pikërisht me këtë, me perceptimin e lindjes si diçka fiziologjike, dhe studion gjithçka që ndodhet pranë gruas dhe mund të ndikojë në ecurinë e lindjes, duke mbajtur parasysh se vagina dhe çerviksi hapen dhe mbyllen për të garantuar daljen e asaj që do të kalojë në to.
Rregullat bazë të ligjit të Sfinkterit
- Sfinkterat nxjerrës, çervikalë dhe vaginalë funksionojnë më mirë nëse gruaja do të ndodhet në një vend privat, tepër intim, pra në një dhomë ku ndodhet vetëm ajo dhe nuk e bezdis askush.
- Këto sfinktera mund të hapen sipas “dëshirës” së tyre dhe jo me komandë nga dikush (për shembull kur të thotë shty ose qetësohu).
- Në momentin që sfinkteri hyn në proçesin e hapjes, mund të ndodhë që të mbyllet sërish në mënyrë të papritur nëse subjekti trembet ose inatoset, kjo pasi niveli i lartë i adrenalinës në gjak nuk e favorizon hapjen e tyre.
- Qetësimi në zonën e gojës dhe nofullës është i lidhur ngushtë me aftësinë e vaginës dhe çerviksit për t’u hapur plotësisht.
Lexo edhe: Lindja e femijeve mund te shkaktoje renien e dhembeve
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu