Lidhja e fëmijës me nënën përcakton aftësitë e tij për të kuptuar

0 0

 

Aftësia e fëmijëve për të kuptuar të tjerët varet nga harmonia me nënën, dhe nga ndërveprimi mes tyre, që në fazat e para të jetës. Lajmi vjen nga një studim i botuar në revistën britanike të Psikologjisë Zhvillimore nga hulumtuesit në Universitetin e Jorkut (në Mbretërinë e Bashkuar). “Këto rezultate, thotë Elizabeth Kirk, që udhëhoqi hulumtimin, janë të rëndësishme pasi ato tregojnë rolin themelor të ndërveprimit ndërmjet nënave dhe fëmijëve gjatë fëmijërisë së hershme”.

Një lidhje e veçantë

Hulumtuesit dolën në këto përfundime pas shqyrtimit të mënyrës në të cilën nënat e reja kanë lidhje me fëmijët e tyre në moshë të hershme, duke parë në mënyrë të veçantë mënyrën se si nënat, të lira për të bashkëvepruar me fëmijët, interpretuan mendimet dhe ndjenjat e të vegjëlve të tyre. Eksperimenti u krye për herë të parë kur fëmijët ishin 10 muajsh dhe pastaj u përsëritën në moshën 12, 16 dhe 20 muajshe, duke theksuar se si disa nëna treguan më shumë se të tjerët aftësinë për të kuptuar mendimet e fëmijëve.

Aftësi socio-njohëse

Hulumtuesit vlerësuan pastaj përsëri 30 fëmijë rreth 5-6 vjeç, në lidhje me aftësitë e tyre socio-kognitive, duke u kërkuar atyre për të shpjeguar përmbajtjen e disa imazheve që përshkruan dymbëdhjetë ndërveprime të ndryshme sociale (gënjeshtra, keqkuptime, shaka). Ata zbuluan se fëmijët që kishin pasur më shumë harmoni me nënën e tyre kishin qenë në gjendje të interpretonin imazhet më saktë.

A e dini se?

Sipas një studimi të Universitet të Auklandës (Zelanda e Re), kur prindërit dhe foshnjat shikojnë njëri-tjetrin në sy, krijohet një gjendje e sinkronizimit cerebral që lehtëson komunikimin dhe ndërveprimin.

Lexo edhe: Instikti i nenes ekziston brenda ne trurin e saj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X