Levizjet e para te femijes ne barkun e nenes

0 1

Pasi kalojnë muajt e parë të shtatzanisë gruaja fillon të ndiejë lëvizjet e para të fëmijës, të cilat janë edhe një formë kontakti midis tyre. Lëvizjet e bebit varen nga disa faktorë, si për shembull aktiviteti i përditshëm i nënës dhe ritmet e një pune ndoshta shumë intensive. Ndonjëhere, mjafton që gruaja të qetësohet për të qënë në gjendje të ndiejë sërish lëvizjet e fëmijës të saj.

Në cilën javë fëmija fillon të “notojë”, të lëvizë brenda barkut të nënës?

Që nga fundi i trimestrit të parë të shtatzanisë fëmija fillon të lëvizë, por nëna nuk mund ta ndiejë ende pasi ai është tepër i vogël. Këto lëvizjë i kanë krahasuar me ato të një peshku të vogël, pasi përfshihet i gjithë trupi, nga koka tek këmbët.

Vetëm duke filluar nga java e 15-të fëmija është në gjendje të lëvizë gjymtyrët në mënyrë simetrike, sikur të ishte një lloj praktike për lëvizjet që do të bëjë jashtë barkut të nënës. Rreth javës së 16-17-të fëmija fillon të praktikojë thithjen si edhe të vendosë gishtin në gojë, ndërsa rreth javës së 19-të fillon të shtyjë me këmbë drejt murit të uterusit. Disa javë më vonë ai do të mësojë të kthejë kokën dhe harkojë shpinën, aftësi të cilat do të jenë të dobishme në momentin e zbritjes në kanalin e lindjes.

Kur fillon nëna të ndiejë lëvizjet e para të fëmijës?

Në përgjithësi nëna fillon të ndiejë lëvizjet e fetusit rreth javës së 16-të dhe 18-të, por megjithatë nuk mund të themi se kjo periudhë është e përcaktuar që do të ndodhë tek të gjitha gratë shtatzëna. Disa nëna ndiejnë diçka në barkun e tyre që në javën e 13-të, ndërsa disa të tjera e ndiejnë fëmijën e tyre shumë më vonë, ndoshta edhe në fund të muajit të 5-të. Në këtë fazë ndjesia më e bukur është ajo e lëvizjes së fëmijës në mënyrë të tillë sikur lëvizin disa flutura.

Pse disa gra e ndiejnë fëmijën më parë dhe disa e ndiejnë më vonë?

Perceptimi i lëvizjeve të para të fëmijës varet nga ritmi i jetës të gruas dhe mundësia e saj për të dëgjuar dhe ndier veten e saj. Gratë të cilat kanë një jetë mjaft aktive ka më pak mundësi të qetësohen dhe në të tilla raste stresi shkakton kontraktime të muskulit uterin, gjë e cila e bën edhe më të vështirë këtë perceptim. Gratë të cilat i nënshtrohen amniocentezës zakonisht fillojnë t’i ndiejnë lëvizjet e fëmijës vetëm pas përfundimit të këtij testi. Kjo konsiderohet si një mekanizëm mbrojtës psikologjik nga ana e nënës, e cila refuon të perceptojë lëvizjet e fëmijës deri në momentin që do të sigurohet që është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në përgjithësi gratë të cilat presin fëmijën e dytë i ndiejnë lëvizjet e fëmijës disa javë më parë krahasuar me shtatzaninë e parë. Arsyeja që kjo ndodh është e thjeshtë nëna e di si janë lëvizjet e fëmijës dhe e kanë më të lehtë për t’i dalluar.

Është e rëndësishme që nëna të numërojë lëvizjet e bebit?

Zhvillimi korrekt i fëmijës është sinjali kryesor që tregon se ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndonjëherë në javët e fundit të shtatzanisë i kërkohet nënës të numërojë lëvizjet e fëmijës gjatë gjithë ditës ose në një interval më të shkurtër. Por nuk duhet ta lejoni që ky numërim t’ju krijojë ankth.

Si duhet të sillemi?

Nuk mund të themi se ka një numër të caktuar lëvizjesh të fëmijës. Nëna duhet të mundohet të kuptojë nëse fëmija sillet njësoj si gjithmonë apo ka diçka që nuk shkon. Nëna duhet të mos i krijojë vetes gjendje ankthi pasi kjo bllokon perceptimin e lëvizjeve të fëmijës. Nëse ai nuk ka lëvizur shumë gjatë ditës duhet të qetësoheni dhe të përkëdhelni barkun me ëmbëlsi, pasi fëmija këtë gjë e ndien.

Lexoni edhe: Si te stimulojme levizjet e bebit ne barkun e nenes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X