Letra që “Salome” i dedikoi së bijës para se të ndahej nga jeta

Aktorja e njohur e serialeve meksikane Edith Gonzales u nda nga jeta pak dite me pare, pasi humbi betejen tre vjecare me semundjen e rende te kancerit. Para se te largohej nga kjo jete, ajo i shkroi nje leter prekese te bijes.




0 0

Bota e serialeve meksikane është tronditur nga ndarja nga jeta e aktores së mirënjohur e të dashur Edith Gonzales. Aktorja e njohur për rolin e saj si Salome në Shqipëri, ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare, pas një beteje 3-vjeçare me sëmundjen e rëndë  të kancerit në vezore.

Ajo kishte një vajzë 14-vjeçare, të cilës një vit më parë i shkroi një letër prekëse në ditën e saj të lindjes.

Letra e plotë:

“Një ditë ti më njoftove se po vije, duke dominuar trupin tim, duke e transformuar, pa ndjenja të pavërteta. Ndjeva rritjen tënde, ardhja jote ishte e fortë, delikate, e shumëpritur, e bukur.

Dhe kur dole nga barku im ti më bëre nënë. Unë munda të mbaja në krahët e mi një qenie që më zgjoi thellësisht ndjenjat e mëmësisë. Pak nga pak më mësove se prindërit mund të jenë një guidë në detin e gjerë që është jeta. Ky det që kaq shumë e do dhe në të cilin të është dashur të përballesh me valë, të ka bërë të dalësh dhe më inteligjente.

Jo e dashur, jeta nuk është e thjeshtë, por është e bukur. Ti ke një zemër të madhe, je inteligjente dhe ke shpirt bujar. Jam aq e plotësuar me ty, aq krenare kur shikoj si rritesh dhe kthehesh në guximtare dhe krijon një identitet tëndin të adhurueshëm, të gjallë, të fortë dhe të përkushtuar.

Costanza, Constanza ime, vogëlushja ime, qielli im, zemra ime, gjithçka e imja. Gjithçka është e jotja kur vendos të rritesh si valët, të dominosh horizontin, të sfidosh pushtetin e ujit, për të realizuar të gjitha dëshirat e tua.

Je vajza ime e bukur, vetëm të them faleminderit që më dhe mundësinë të jem nëna jote, të shikoj ëndrrat e tua dhe të shikoj tek ty mrekullinë e jetës. Gjithmonë do të jemi të kapura prej dore, pasi në fund të gjithë jemi pluhuri i yjeve. Gëzuar ditëlindjen! Të dua vogëlushe”.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X