Letra e një nëne të dhunuar: Jetën e mendoja me dikë që të më donte…

0 0

Dhuna psikologjike dhe fizike ndaj grave vazhdon të jetë një problem i mprehtë i shoqërisë sonë, ndonëse koha në të cilën jetojmë është ajo “moderne”.

Për fat të keq ka akoma shumë gra e vajza të keqtrajtuara nga burrat, të cilat pavarësisht të gjithave vazhdojnë të qëndrojnë me partnerët e tyre për shkak të mentalitetit apo edhe për fëmijët.

Kështu është edhe rasti i një nëne e cila ka dërguar mesazhin e saj ditën e sotme në redaksinë e “Për nënat”.  Në një letër prekëse ajo shkruan se ka mbyllur rrjetet sociale pasi nuk mund të shohë të tjerët teksa shfaqin lumturinë e tyre, ndërkohë që jeta e saj nuk ështa aspak siç e kishtë ëndërruar.

Mesazhi i plotë:

Po ju shkruaj nga facebooku i shoqes sepse timin e mbylla. Pse? Sepse nuk shikoja dot te tjeret e te beja sikur isha e lumtur dhe une. Po publikuat do ishte mire sepse do doja mendim nga jashte, nga njerez qe sme njohin… Pse e dua bashkeshortin tim? E dua se vetem me bertet? E dua se pi perdite perdite dhe eshte tipik alkolist? E dua se kur ka qene i pire me ka qelluar me force e me ka hedhur ne toke duke me ardhur mendja verdalle? E dua se me ofendon pa pyetur ke ka perreth? E dua se pi duhan dhe ne prani te djalit dhe timen pa marre parasysh demin qe shkakton? E dua se nuk le femer pa pare ne rruge, dhe pa e komentuar pavaresisht se eshte ne pranine time? E dua se me hedh poshte pa e vrare mendjen? E dua se me ul para njerezve te tij?

E dua se sme ka pyetur kurre nje dite si je, apo u lodhe? E dua sepse nxehet per cdo gje me mua dhe sma degjon kurre fjalen, edhe pse mund te kem une te drejte? E dua se edhe pse punojme te dy gjithe diten e lodhemi dhe ne vend te shplodhemi me njeri tjetrin kur takohemi, zihemi per gjerat me te vogla? E dua sepse me mban inat pafund kur zihemi, edhe nese e ka ai fajin , dhe serisht nuk ulet, por duhet ti afrohem une, pavaresisht se une mund te mos kem patur faj? E dua se ska dite te vetme qe mos tia shpreh dashurine, dhe ai thjesht e ben mesazhin seen ose kur e perqafoj, ma kthen perqafimin thjesht 2 sek dhe largohet, si i bezdisur? E dua sepse i dhashe nje femije, e ai nuk ka ndryshuar asgje te vetja e vet, madje ka theksuar me teper egoizmin ndaj vetes? E dua se nuk e kam mbeshtetje per asgje? E dua se mi ka kthyer prinderit e vet kunder, dhe nuk arrij te flas asgje me ta, se direkt fillojne e mbrojne ate, a thua sikur une jam armiku i tij? Une besoj se e dua per ate qe mendoja une se ishte, jo per ate qe eshte tani…

Do thoni pse rri akoma prane tij? Sepse nuk dua qe djali te rritet pa pranine e tij, pa babain e tij qe e do aq shume dhe mezi e pret kur hyn ne dere. Rri per ate shkelqimin e syve te djalit tim kur e sheh te atin… Per ate vetem… A kam gabime une? Sa te duash, por me i madhi eshte qe rri ende me te e lendoj veten time….Jeten e mendoja qe do kisha dike ne krah qe do e doja dhe me donte e bashke do krijonim famijen tone, te qete e te lumtur… Po ja qe asgje nuk eshte sic e enderroka njeriu…






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X