Letër vajzës së përdhunuar nga babai në Lezhë

Unë nuk të njoh emrin, nuk e di se kush je, nuk kam përjetuar asgjë nga ato që ke përjetuar ti, por të kërkoj të më falësh.




0 6

Nga Elena Sqapi

Unë nuk të njoh emrin, nuk e di se kush je, nuk kam përjetuar asgjë nga ato që ke përjetuar ti, por të kërkoj të më falësh. Më fal mua, na fal ne, të gjithë shoqërinë që të rrethon për gjithë dëmin që të kemi shkaktuar, duke ngritur një sistem që është akoma kaq i ashpër me ty.

Unë kam pak vite më shumë se sa ti dhe nuk mund të kuptoj kurrë dhimbjen dhe traumat që ke kaluar, por të lutem më fal…që nuk mund të bëj asgjë për ty.

U tmerrova kur dëgjova rrëfimin tënd, m’u rrëqeth trupi dhe gjumi nuk më ka zënë ta dish, duke të menduar ty kundër një bote maskiliste, çnjerëzore dhe të pështirë si kjo që na rrethon.

Së pari dua të të them që ke qenë me fat… E di që kjo mund të të duket absurde pas gjithë asaj, por ti je me fat sepse jeton, sepse je e re dhe sepse zoti të ka dhënë një zgjuarsi që di si ta përdorësh.

Thonë që Zoti ua jep vuajtjet atyre që mund t’i mbajnë dhe ti kalove ndoshta provën më të vështirë për një femër, për një vajzë e për një bijë.

Por ti je me fat sepse ia dole t’i mbijetosh asaj, dhe mos lejo kurrë askënd të të tregojë se për shkak se ti ishe viktimë në këtë histori, nuk ke të drejtë t’ia nisësh nga e para! Ti nuk je ajo që ai bëri me ty, dhe të lutem të rilindësh!

Unë të kam zili, a e di? Tek të dëgjova dje kur more guximin të rrëfeje gjithë atë tmerr, mendova: Oh zot, sa e zgjuar! I lumtë që ia doli!

Të kam zili se arrite të bindje botën e fëlliqur që të rrethon se ti kishe të drejtë. Të kam zili se ti nuk ja hodhe fajin vetes kur të gjithë të tjerët e bënë dhe të kam zili sepse pate kurajon për ta menaxhuar si duhet situatën edhe kur ai polici të tha se do të të fuste në burg nëse nuk e provoje.

Të lutem mos ua ver veshin të gjithë komenteve çnjerëzore nëpër portale që akoma të fajësojnë ty! Me siguri i shkruajnë të gjithë nga mungesa e informacionit dhe nga problemet që kanë me veten… për fat të keq kjo është shoqëria në të cilën jetojmë… Më fal që nuk i fshij dot të gjitha ato komente dhe që nuk kam fuqinë t’i ndryshoj dot të gjitha ato mendje të sëmura që na rrethojnë!

Të lutem jeto… Vazhdo të jesh po kaq e fortë gjithmonë, vazhdo të mësosh, t’ia dalësh, të jesh frymëzim jo vetëm për vajzat si ti por edhe për të gjitha ne të tjerat që jemi shumë më të dobëta, dhe mendojmë se ka ardhur fundi në pengesën e parë që na del para.

Ti ke diçka që ne nuk e kemi: Ke përvojë nga një lloj traume që të bëri të gjesh forcën për të ndryshuar jetën tënde. Ka me dhjetëra, me qindra, me mijëra si ti në botë, por ti je një nga ato më të fortat.

Dhe të lutem mos i mbyll të gjitha portat e zemrës tënde, mos i ngri muret me të gjithë njerëzit që takon!

E di që mund të të tingëllojë e frikshme takimi me njerëz të rinj sepse të qëlloi që njerëzit e tu më të afërt të të shkatërronin jetën, por jeta jote nuk është ajo që ishte atje.

Ti ke të gjithë të drejtën për të qenë e lumtur dhe bota ka akoma njerëz të mirë e me zemër të madhe, mos u dorëzo!

Je akoma po aq e denjë për të dashuruar njëlloj sikur ishe përpara se të ndodhte e gjithë kjo. Ji frymëzim!/ 🙏 Komento #kerkojtemefalesh për këdo që mendon se duhet të kerkoje falje, pa turp, pa frikë 🙏

pernenat.al

Nuk lejohet shpërndarja e këtij artikulli pa lejen e pernenat.al 

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1 278

Loading ... Loading ...





  1. Mirjeta Paja

    Edhe une #kerkojtemefalesh

  2. Ana Lenci

    #kerkojtmefalesh

  3. Jona Ajla

    #kerkojtemefalesh

  4. Blerina Raian

    Edhe une #kerkojtemefalesh 😓😓😓

  5. Nida Nida

    #kerkojtemefalesh

  6. Bledi Orhani

    Ne botw ka njerez por ka edhe kafshe me dy kembe. Cili eshte dallimi vihet re shume qarte ne nje rast si ai i Lezhes. Nese i thua vetes prind, vella apo moter, distancohu nga ai veprim i felliqur dhe denoje ate kriminel qe meriton denimin me te rende te mundshem. Nese je nje polic bej gjithcka qe te jep te drejte ligji dhe nxirre te gjithe mllefin qe njerzit e llogjikshem kane kunder tij. Nese je avokati i tij hiq dore nga profesioni dhe nga parate. Behu njeri vetem per pak dhe mos u perpiq tia ulesh denimin atij plehre. Nese je gjykatesi i tij, perdore gjithe forcen qe te jep ligji qe ai ndyresire te mos e shohe me driten e diellit dhe te verbohet ne erresiren e shpirtit te tij.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X