Lë shënime kudo në aeroport, ja çfarë ka për të thënë nëna e re

Në një pjesë të aeroportit, nje nene filloi të ngjiste letra me mesazhe inkurajuese për çdo nënë dhe krahas letrave me mesazhe, ngjiti edhe letra bosh për të lënë hapësirë për gratë e tjera që të shprehnin atë që ato ndjenin dhe mendonin.




0 0

Çdo nënë gjidhënëse ose që pompon qumështin e di se sa e vështirë është të kryejë këtë proces nëse është duke udhëtuar. Grace Stevens është një nga këto nëna, të cilës i duhet të udhëtojë shpesh për punë dhe gjatë udhëtimeve është ndeshur me vështirësitë e gjidhënies, apo të shtyrdhjes së qumështit të gjirit.

Kur përfundoi lejen e lindjes, gjatë udhëtimeve që bënte ajo ndërmori një nismë shumë frymëzuese për të gjitha nënat që janë gjendur në të njëjtën situatë si ajo, kur duhet të udhëtonin ndërkohë që ushqenin fëmijët me gji.

Në një pjesë të aeroportit, ajo filloi të ngjiste letra me mesazhe inkurajuese për çdo nënë dhe krahas letrave me mesazhe, ngjiti edhe letra bosh për të lënë hapësirë për gratë e tjera që të shprehnin atë që ato ndjenin dhe mendonin.

Në fillim, kur nisi këtë mënyrë të përcjelljes së measazhit, ajo nuk e kishte idenë e përmasave që do të merrte si ngjarje, sa virale do të bëhej dhe sa shumë përkrahje do të gjente nga gjithë nënat e tjera.

Pasi nisma u bë virale, filluan shumë komente në rrjetet sociale, ku nënat shpreheshin se mesazhet e Grace-it në letra ishin ndihmë dhe shtysë shumë e fortë që ato të vazhdonin gjidhënien sa më gjatë të ishte e mundur.

Edhe vetë aeroporti është ndikuar nga një gjest i tillë, duke ndërmarrë më shumë praktika që ju vijë në ndihmë nënave gjidhënëse, si përshembull krijimi i gjashtë hapësirave të reja për to.

Lexo edhe: Një tjetër nënë kritikohet përse pompoi gjirin në tualetin e aeroportit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X