A është i nevojshëm lavazhi nazal nëse fëmija është alergjik?
“Lavazhi nazal nuk mund të konsiderohet si një terapi që ndihmon në lehtësimin e simptomave të alergjisë, e cila në të vërtetë duhet të trajtohet me anën e antiinflamatorëve specifikë, antihistaminikëve apo me anën e imunoterapisë. Megjithatë lavazhet konsiderohen si një sistem shumë i mirë që përdoret për të liruar kavitetin nazal nga mukusi në mënyrë që të mundësohet një penetrim më i mirë i medikamenteve”, shprehet Giovanni Cavagni, alerolog i repartit të pediatrisë në spitalin e Romës.
“Përveçse liron hundën lavazhi nazal e ndihmon fëmijën të marrë frymë më mirë dhe më me lehtësi. Pavarësisht kësaj mjeku duhet të bëjë vlerësimin e gjendjes së fëmijës për të diagnostikuar shkakun e alergjisë si edhe për të gjetur mënyrën me të cilën duhet eleminur inflamacioni”.
Si ta bëjmë lavazhin nazal?
Lavazhi nazal bëhet duke përdorur solucion fiziologjik, ujë termal, ujë deti të sterilizuat apo edhe solucion të përgatitur në kushte shtëpie (90% ujë dhe 10% kripë). Në farmaci mund të gjeni flakone të posaçme me një përdorim por si alterntivë mund të përdorni edhe një shiringë.
Cfarë duhet të bëni:
– Mbushni rreth 5-10 ml solucion në një shiringë;
– Shtriheni fëmijën mbi një çarçaf në pozicion anësor, duke ja mbajtur kokën lehtësisht me dorë;
– Hidheni me presion solucionin në njërën anë të hundës, dhe prisni që solucioni të dalë në krahun tjetër. Më pas e përsëritni edhe për anën tjëtër të hundës.
Pasi keni përfunduar këtë proçes mund t’ja tërhiqni sekrecionet fëmijës me anën e një pompe të posaçme që mund ta blini në farmaci. Thithja duhet të bëhet me kujdes dhe jo me forcë. Nëse e shikoni se fëmija nuk ka sekrecione që mund t’i dalin me anën e pompës e ndërprisni proçesin.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu