Larja e duarve para gatimit, me siguri jeni të rrezikuar nga mikrobet

0 0

Përpara se të gatuajmë këshillohet larja e duarve, por a e bëjmë atë në mënyrën e duhur? Sipas një studimi të fundit rezulton se pjesa dërrmuese e njerëzve para se të gatuajnë ndotin shumë gjëra të tjera në kuzhinë me anë të larjes së duarve.

Sondazhi, i kryer me 383 njerëz, ishte për të përgatitur një hamburger me sallatë në një kuzhinë ku është monitoruar çdo hap. Mishi i papërpunuar është kontaminuar me një virus të padëmshëm dhe gjysma e pjesëmarrësve kishin përgatitur një video ku shpjegonin masat kryesore që duhet të merren në kuzhinë, të tilla si larja e duarve. Rezultati: në 97.5% të rasteve njerëzit kanë bërë një gabim në larjen e  duarve dhe 80% nuk kanë fërkuar duart me sapun për të paktën 20 sekonda, një hap themelor për të hequr ndotësit nga sipërfaqet e lëkurës.

Shkurtimisht, ata filluan të merreshin me ushqimin dhe enët me duar ende të pista. Pothuajse gjysma e kampionit u kontaminua dhe 11% e la virusin në derën e frigoriferit dhe në çezmë. 5% arriti të transferojë virusin nga mishi në sallatë.

Hapat bazë

Prandaj, duart duhet të lahen para, gjatë dhe pas gatimit. Gjithmonë lani duart pasi përfundoni procesin e një përbërësi, për shembull mishin, e më pas kaloni te sallata. Duart duhen larë me sapun e ujë të rrjedhshëm.

Megjithatë, larja e duarve nuk mjafton. Nevojitet gjithashtu t’i thani mirë ato me peshqir të pastër.

Në mungesë të ujit dhe sapunit, brenda dhe jashtë shtëpisë mund të përdorni dezinfektantë për duart.

Lexo edhe: Larja e duarve ne bide eshte e rrezikshme






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X