Lambiet, si t’i njohim dhe trajtojme?

0 0

Lambiet, një nga parazitët që shfaqet më shpesh tek fëmijët. Cfarë duhet të dimë rreth tyre?

Cfarë janë Lambiet?

Lamblia është një infeksion që shfaqet tek zorrët e fëmijës dhe shkaktohet nga paraziti intestinal “ Giardia lamblia”. Cistet e Lambilias gjenden tek fecet e fëmijës të prekur prej saj dhe për këtë arsye mund të bëhet përhapja e infeksionit.

Cilat janë simptomat e Lamblias?

Ky infeksion manifestohet me: diarre, dhimbje dhe krampe barku, të përziera, këputje trupi, mungesë oreksi, rënie në peshë, të vjella, kruarje, njolla në lëkurë, si edhe temperaturë. Zakonisht simptomat shfaqenpas rreth 3 javë nga infektimi.

Si bëhet diagnostikimi?

Ky infeksion diagnostikohet me anën  e një analize të feçes.

Si mund të parandalohet infektimi i fëmijës?

  • Fëmija duhet të pijë sa më shumë ujë të pastër dhe të kontrolluar;
  • Nuk duhet të pijë pije në bare të ndryshme në gotëne të cilit gjendet akull, pastërtia e të cilit është e dyshimtë;
  • Higjena duhet të jetë shumë e mirë;
  • Frutat dhe perimet që fëmija konsumon duhet të jenë të lara mirë;
  • Fëmija duhet të mbahet larg personave që janë mbartës të këtij infeksioni.

Si bëhet trajtimi?

Trajtimi i këtij infeksioni i referohet përdorimit të medikamentit “Metronidazol” (flagyl) për rreth 5-7 ditë.

Artikuj te ngjashem:

https://www.pernenat.al/si-te-dallojme-kur-femija-ka-parazite-zorresh/

https://www.pernenat.al/askaridet-simptomat-dhe-trajtimi/

https://www.pernenat.al/parazitet-e-zorreve/






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X