Lajm i mirë për të prekurit nga kanceri i lëkurës

0 0

Lajm i mirë për të sëmuret nga melanoma: në fakt, ky tumor është gjithnjë e më i shërueshëm. Falë diagnozës dhe trajtimit të hershëm, sot rreth 90% e pacientëve shërohen. Është arritur shumë progres edhe në format më të përparuara të sëmundjes. Sidoqoftë, nuk duhet ta lëmë pas dore kujdesin. Sidomos mes të rinjve: rastet në këtë grupmoshë, në fakt, janë në rritje.

Kancer i lëkurës

Melanoma është një tumor që buron nga melanocitet, qelizat që përmbajnë melaninë, pigmenti përgjegjës për ngjyrosjen e lëkurës. Është një sëmundje që prek shpesh të rinjtë, aq sa është kanceri i dytë nga incidenca tek meshkujt nën moshën 49 vjeç dhe i treti tek gratë e së njëjtës grupmoshë.

Ashtu si në llojet e tjera të kancerit, shkaqet themelore nuk dihen saktësisht. Megjithatë, faktorët e rrezikut janë të njohur. Kryesori është ekspozimi jo i duhur në dielli dhe rrezet ultravjollcë (Uva dhe Uvb). Përdorimi i lazerit gjithashtu shoqërohet me një rrezik të rritur.

Simptomat për të mos u nënvlerësuar

Kur duhet të shkoj te mjeku? Kur vëreni shfaqjen e një lezioni të pigmentuar ose pjesërisht të pigmentuar në lëkurë ose kur një lezion ose nishan ndryshon në pamje ose bëhet simptomatik (duke shkaktuar simptoma të tilla si kruajtje, skuqje, gjakderdhje). Në veçanti, është mirë t’i kushtoni vëmendje lezioneve që kanë asimetri në skaje, parregullsi në ngjyra, rritje, kruajtje të vazhdueshme, apo edhe gjakderdhje spontane.

Diagnostifikimi i hershëm është thelbësor

Në mënyrë tipike, nëse melanoma zbulohet herët, ajo hiqet me kirurgji. Në rast se ekzaminimi histologjik konfirmon se është një tumor, është e mundur që të ndërhyhet për herë të dytë për të hequr lëkurën përreth dhe për të zgjeruar kufijtë, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i përsëritjes dhe të kërkohet nyja limfatike sentinele. Mjeku gjithashtu mund të propozojë një biopsi të nyjeve limfatike sentinele për të nënvizuar praninë e mundshme të metastazave të nyjeve limfatike dhe teste të tjera për të përjashtuar praninë e ndonjë metastaze. Në raste më të avancuara, mund të jenë të nevojshme trajtime të tjera, të tilla si kimioterapia dhe trajtimet e tjera të barnave.

Për të zvogëluar rrezikun e melanomës është thelbësore që kur të ekspozoheni në dielli të keni masat paraprake të duhura: gjithnjë përdorni produkte që ju mbrojnë disa herë gjatë ditës, shmangni orët qendrore të ditës, dhe ekspozohuni gradualisht.

Lexo edhe: Vjeshta dhe problemet me flokët e lëkurën






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X