Gjetjet paraprake të reja mbi vaksinën e koronavirusit dhe shtatzanisë mund të ndihmojnë që nënat në pritje të vendosin nëse do të vaksinohen. Dy pediatër nga Florida shkruajnë një letër që përshkruan rastin e një gruaje shtatzanë të vaksinuar, foshnja e së cilës, kur lindi kishte antitrupa mbrojtës ndaj virusit.
Mjekët shpjeguan se përsëri në janar, një punonjëse e kujdesit shëndetësor në vijat e para të pandemisë mori dozën e saj të parë të vaksinës Moderna në javën e 36 jtë shtatzanisë. Tri javë më vonë, ajo solli në jetë një vajzë të shëndetshme. Studiuesit morën një mostër nga gjaku i kordonit të foshnjës në mënyrë që të provonin nëse antitrupat kalonin nga nëna tek fëmija – diçka që ne tashmë e dimë se ndodh me vaksinat e gripit dhe Tdap, sipas CDC.
Rezulton se antitrupat e koronavirusit vërtet ishin të dallueshëm në gjakun e foshnjës.
Interesant është fakti se ato antitrupa u shfaqën pasi nëna kishte marrë vetëm një dozë të vaksinës së saj Moderna. Ajo nuk mori dozën e dytë vetëm një javë pas lindjes, në përputhje me 28 ditët e rekomanduara ndërmjet dozave.
Këto zbulime mund t’i bëjnë nënat shtatzana të ndihen më të sigurta për vaksinën – por ka disa paralajmërime për të cilat duhet të keni kujdes. Rastet e studiuara deri tani kanë nevojë të rishikohen, dhe duhen më shumë raste me të njëjtin rezultat për të vërtetuar plotësisht gjetjet.
Në Izrael, mjekët testuan gjakun e 40 të porsalindurve, nënat e të cilëve ishin vaksinuar plotësisht me vaksinën Pfizer. Të 40 foshnjat gjithashtu kishin antitrupa.
Gratë shtatzëna tani përfshihen në grupet prioritare të vaksinave të rekomanduara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pasi shtatzania thuhet se rrit rrezikun për tu sëmurur rëndë me Covid-19. Si gjithmonë, gjëja më e mirë është të flisni me mjekun tuaj për të kuptuar se çfarë është e përshtatshme për ju dhe fëmijën tuaj.
Lexo edhe: A mund ta bëjnë vaksinën anti Covid nënat gjidhënëse?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu