“Ky lëmsh që kam në fyt një ditë do largohet”, dhimbja e madhe e nënës së re

0 0

Kur afron koha e perëndimit të diellit, një lëmsh më formohet në fyt sepse nuk e di se çfarë do të sjellë nata. Vajza qan pa pushim, ndërsa unë përpiqem t’i ndryshoj pozicionin dhe mund të ndiej që zemra ime fillon të më rrahë shpejt.

Pastaj ajo është duke fjetur, por unë nuk mund t’ja dëgjoj frymëmarrjen.

Krejt papritur ajo vjell nga hundët dhe unë nxitoj ta kthej në anë ndërsa më duhen pak çaste për t’i zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes.

Kur e vendos në vendin e saj në makinë, shqetësohem se është shumë e ngushtë ose shumë e gjerë. Ajo vendos një fasule në kokë dhe sigurohet që unë s’do e qortoj.

Shikoj veten në pasqyrë dhe po përpiqem me të vërtetë shumë ta vlerësoj atë që shoh. Por kujtohem që duhet të ndryshoj pecetën time higjenike, të ndryshoj jastëkun tim, të ndryshoj pecetat e gjirit tim.

Përpiqem të gjej rroba që janë të përshtatshme, janë të rehatshme dhe që janë të pastra. Është fakt që djersitem dhe vij erë gjatë gjithë kohës.

Ka shumë raste kur më duhet të zgjedh mes të ngrënit, gjumit, pastrimit ose dushit sepse e di që nuk do të kem kohë për të gjitha.

Ndërkohë partneri im ka ende ditë pushim para se të kthehet në punë dhe përpiqem shumë të mos ndihem xheloze për kohën e tij të lirë.

Qëllimi im nuk është të krahasohem me nënat e tjera, por ndërsa shumë shumë prej tyre që përpiqen e tentojnë të rikthehen për të veshur rrobat që kanë pasur para shtatzanisë, mua s’më bëjnë as ato që kam blerë për periudhën pas lindjes.

Shumë prej tyre dalin për të pirë ose për të drekuar e darkuar me miq në restorante, ndërkohë unë e kam kaq të vështirë të dal nga dera e shtëpisë.

Janë kaq shumë gjëra, disa të mëdha e disa të vogla, që të gjitha bashkë më krijojnë këtë gjendje e këtë lëmsh në fyt.

Nuk është se jam mosmirënjohëse, nuk është se nuk e dua fëmijën tim, thjesht jam njeri.

Dhe e di se kjo gungë në fyt një ditë do largohet, dielli do dalë e do ndriçojë, ashtu si unë, ashtu si ti, ashtu si të gjitha nënat.

Lexo edhe: Përjetimet emocionale që s’ua tregon askush pasi ngelni shtatzanë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X