“Ky eshte realiteti im”, nje nene tregon sa e veshtire mund te jete gjidhenia…

0 0

Një nënë ka vendosur të ndajë një rrjetin social “Instagram” një foto e cila është bërë menjëherë virale duke marrë mbi 5 000 pëlqime dhe qindra komente suportuese.

Cili ka qënë qëllimi i saj?

Ajo ka dashur të tregojë eksperiencën e saj në lidhje me gjidhënien e cila konsiderohet si proçesi më natyral që mund të ekzistojë, por që nuk është kështu për të gjitha nënat. Duke qënë kështu nënat që dëgjojnë të flitet kështu për gjidhënien do të ndihen keq dhe madje fajtore në momentin që nuk arrijnë ta bëjnë atë në mënyrën e duhur. Dhe shpesh këtë proçes e ndërlikon edhe më tepër presioni që personat e tjerë i bëjnë në njëfarë mënyrë nënës së re.

“Më pëlqen pafund të shikoj fotografitë e këtyre nënave të reja të veshura me fustanë të bukur teksa ushqejnë fëmijët e tyre paqësisht me gji, ju buzëqeshin, i përkëdhelin… Por për mua realiteti ka qënë plotësisht ndryshe, dhe jam e sigurt që edhe për ty deri diku. Unë nuk mund të fshesh kurrësesi vështirësitë që po ndiej gjatë gjidhënies. Vajza ime nuk e kap mirë gjirin, qumështi nuk prodhohet në sasinë e duhur, foshja ime kërkon biberonin sepse njëherë ja shtrydha dhe ja dhashë ta pinte me të… dhe cilado qoftë vështirësia që ti mund të ndjesh është një sforcim emocional shumë i dhimbshëm. Sot ishte një ditë e kaluar pa gjumë, me thithje që nuk nxirrnin ushqim, dhe kjo foto tregon qartë si unë ndihem!

Falenderoni këdo që keni pranë dhe ju ndihmon, ajo është një pjesë shumë e rëndësishme në këtë moment, pasi unë mendoj se edhe depresioni pas lindjes do ta përkeqësonte situatën, pra mbështetja që merrni është kryesorja”!

Kjo ka qënë si një thirrje e nënës së quajtur Angela, e cila do të tregojë se të ushqesh me gji nuk është aq e thjeshtë sa ju tregojnë, se ju duhet të dini se do të keni vështirësi në një formë të caktuar. Pra nuk duhet të ndiheni aspak fajtore, por në vend të kësaj do të ishte mirë të kërkonit ndihmë tek një eksperte e cila do t’ju jepte këshillat e duhura.

Shprehje të tipit “të gjitha gratë ja dalin do t’ja dalësh edhe ti”, “unë si ushqeva me gji, dhe ti nuk mundesh” do të ishte mirë të mos i merrnit për bazë pasi çdo grua dhe fëmijë është e ndryshme dhe ka një proçes ndryshe së të ushqyerit me gji.

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X