Kush shpenzonte me shume kohe me femijet, prinderit e viteve 1960 apo prinderit e sotem?

0 0

Prindërit e sotëm po shpenzojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre se prindërit e viteve 60. Ky është zbulimi më i fundit nga “University of Colifornia”. Studimi i ri zbuloi se nënat e baballarët në vendet perëndimore po shpenzojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre se prindërit e viteve 1960.

Dhe rezultati ishte surprizues, pasi sipas teorive ekonomike pagat e larta do t’i shtynin njerëzit të punonin më gjatë e për rrjedhojë të kalonin sa më pak kohë me femijët,  thotë bashkautorja e studimit Judith Treas. Dhe kështu ata do të kishin mjaftueshëm para për të paguar të tjerët që të kujdeseshin për fëmijët e tyre.

Por duke krahasuar  të dhënat nga viti 1965 me ato të sotmet, shkencëtarët vërtetuan se prindërit e sotëm kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre. Për shembull nënat nga mesi i viteve 60 shpenzonin afërsisht 54 minuta në ditë për kujdesin e fëmijës, ndërsa nënat e sotme kalojnë mesatarisht 110 minuta në ditë për kujdesin e fëmijëve. Por ndryshimi drastik ndodh tek baballarët, të cilët nga vetëm 16 minuta në ditë që shpenzonin për tu kujdesur për fëmijët e tyre në vitet 1965 , në ditët e sotme  ata shpenzojnë rreth 59 minuta në ditë për kujdesin e fëmijëve.

Shkencëtarët zbuluan se niveli arsimor i prindërve luante një rol shumë të madh  në kohën e shpenzuar. Nënat  me arsim të lartë kalonin rreth 123 minuta në ditë për kujdesin e fëmijëve, ndërsa nënat më pak të arsimuara kalonin vetëm 94 minuta në ditë, dhe për baballarët me diplomë universitare rezultati ishte 74 minuta kurse për baballarët pa diplomë universitare ishte vetëm 50 minuta në ditë.

Nga të 11 vendet në të cilin u krye studimi (Kanada, UK, USA, Danimarkë, Norvegji, Francë, Gjermani, Holandë , Itali, Spanjë) vetëm Franca kishte prindër që kalonin më pak kohë me fëmijët  e tyre se prindërit e viteve 1965.

Shprehni eksperiencat personale, kush ka shpenzuar me shume kohe me femijet, ju me femijet tuaj apo prinderit tuaj me ju? 

Lexoni dhe: 5 gjera qe duhet te beni per femijet tuaj 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X