Kush gërhasin më shumë burrat apo gratë dhe çfarë tregon kjo për shëndetin?

Sipas shkencëtarëve, gratë nuk e pranojnë problemin e gërhitjes për shkak të një modestie ose turpit. Gërhitja është në fakt një fenomen që përgjithësisht konsiderohet të jetë thjesht mashkullor.




0 0

Gratë gërhasin si burrat duke prodhuar një zhurmë me intensitet pothuajse identike me atë të gjinisë mashkullore. Kjo del nga një studim i Qendrës Mjekësore të Izraelit në Soroka dhe gjithashtu është botuar në Journal of Clinical Sleep Medicine. Rezultatet e hulumtimit vërtetojnë se gërrhitja e grave shpesh arrin 50 decibel, kundrejt 51.7 decibel të burrave. Një problem që duket se është nënvlerësuar gjatë gjithë kohës.

Gërhitja intensive

Studiuesit kanë ekzaminuar pothuajse 2,000 pacientë me një moshë mesatare prej 49 vjeç me çrregullime të gjumit. Subjekteve iu kërkua të plotësonin një pyetësor për të vlerësuar intensitetin e gërhitjes së tyre. Për të matur gërhitjen, studiuesit përdorën një instrument dixhital që kalibroi gjumin e tyre përgjatë një nate. Intensiteti u klasifikua si i butë për vlerat nga 40-45 decibel, i moderuar nga 45-55 decibel, i rëndë nga 55-60 decibel dhe shumë i rëndë nga 60 decibelë e lart. Është parë se pothuajse 40% e grave që e deklaronin veten jo-gërhitëse në fakt gërrhisnin me shumë intensitet.

Modestia dhe turpi për shkak të gërhitjes

Sipas shkencëtarëve, gratë nuk e pranojnë problemin e gërhitjes për shkak të një modestie ose turpit. Gërhitja është në fakt një fenomen që përgjithësisht konsiderohet të jetë thjesht mashkullor. E megjithatë, ky është një fakt që nuk duhet të neglizhohet dhe që mund të kontribuojë në një problem tjetër që lidhet me gërhitjen te gratë, pra apnea e gjumit. Nëse nuk e dini (ose nuk e pranoni) që gërhisni, bëhet më e vështirë të identifikohen çrregullime të lidhura me të, siç është apnea.

Rreziku i apneas obstruktive

Gërhitja, është një sëmundje shumë e zakonshme edhe tek gratë, sidomos gjatë menopauzës. Gjatë viteve, në fakt, gërhitja mund të bëhet më e komplikuar dhe të jetë simptomë e apneas obstruktive. Apnea e gjumit është një sëmundje shumë serioze, sepse shkakton lodhje pulmonare, kardiovaskulare dhe cerebrale. Faktorët kryesorë të rrezikut për gratë, por edhe për meshkujt janë: mosha, mbipesha, duhanpirja, vakte të rënda (përpara se të flini) dhe alkooli (para se të shkoni në shtrat). Ato duhet të identifikohen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe gërhitja është një tregues i rëndësishëm.

A mund të shmanget gërhitja?

Për të shmangur gërhitjen, ekspertët këshillojnë që ambienti të mos jetë shumë i nxehtë dhe të shmangin alkoolin, sidomos në mbrëmje, mos pini duhan dhe përpiquni të flini në një pozicion anash, dhe jo në shpinë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Gjumi i mirë mbron foshnjat...

Ekziston një mënyrë e thjeshtë me të cilën, sipas ekspertëve, prindërit mund të kujdesen për shëndetin e fëmijëve që në moshë të vogël: t'i ndihmojnë ata të pushojnë mirë. Në...

Faza REM e gjumit, është...

A është gjumi një "pilulë magjike" për mirëqenien e adoleshentëve në një krizë të shëndetit mendor? Kjo është një pyetje, e cila ka dhënë indicie në radhët e ekpsertëve të...

Si ta trajnojmë bebin që...

A ka nevojë të tundet fëmija juaj që ta zërë gjumi, apo zgjohet e kërkon gji në mes të natës, apo biberonin, ose thjesht një përqafim nga ju përpara se...

6 arsye përse është mirë...

Kur vjen në jetë një fëmijë, gjumi është një nga pikat kyçe të rritjes së tij, por edhe shumë i rëndësishëm për nënën dhe përkushtimin që duhet të tregojë ajo...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X