Kuriozitete rreth gjidhenies

0 0

1. Fëmijët e ushqyer me gji zakonisht sëmuren më pak, pasi gjidhënia ul rrezikun e shfaqjes së infeksioneve të veshit, diarresë dhe problemeve me stomakun.
2. Fëmijët e ushqyer me gji kanë një probabilitet më të ulët për t’u prekur nga disa sëmundje të caktuara ndërsa jënë më të rritur. Në të vërtetë mendohet se fëmijët që janë ushqyer me qumësht formule kanë një mundësi më të madhe për t’u prekur nga astma, diabeti dhe obeziteti.
3. Fëmija e ndien aromën e nënës. Të porsalindurit janë në gjendje të njohin aromën e qumështit të nënës, dhe për këtë arsye fëmija drejtohet nga trupi i nënës kur ka uri.
4. Fëmija e shikon nënës nga afër dhe e njeh. Të porsalindurti janë në gjendje të shohin në distancë shumë të vogël, rreth 20-40 cm, dhe kjo jo rastësisht, pasi kjo është distance që zakonisht ka fëmija nga nëna gjatë gjidhënies. Momenti kur fëmija ju sheh në sy është fillimi i një marrëdhënie të bukur midis jush.
5. Gjidhënia i mundëson trupit të nënës të rikuperojë më shpejt pas shtatëzanisë dhe lindjes, pasi hormonet e prodhuara gjatë këtij proçesi mundësojnë një kontraktim më të mirë të uterusit, duke e bërë atë të shkojë më shpejt në dimensionet e mëparshme.
6. Gjidhënia i ofron fëmijës shije të ndryshme qumështi, gjë që ai artificial nuk e ofron. Fëmija ndien në qumështin e nënës shijen e asaj që ajo ka konsumuar, duke bërë që ushqyerja me ushqime të ngurta të jetë më e thjeshtë.
7. Gjidhënia e ndihmon nënën të humbë peshën e marrë gjatë shtatëzanisë, kjo pasi nëna që ushqen ekskluzivisht me gji harxhon rreth 600 kalori në ditë.
8. Ky proçes ul rrezikun e shfaqjes së tumorit në gji dhe vezore.
9. Bën të mundur kursimin e një shume vjetore të konsiderueshme.
10. Oragnizmi i nënës fillon të përgatitet për procesin e gjidhënies që në shtatëzani. Pas lindjes trupi merr sinjalin e prodhimit të ushimit të fëmijës. por si e di trupi sa fëmija do të ushqehen me gji? Prodhimi i qumështit bëhet në varësi të kërkesës së fëmijës, pra sa më shumë të thithë fëmija aq më shumë prodhohet dhe anasjelltas.
11. Gjatë ditëve të para pas lindjes, trupi i nënës prodhon një lëng të pasur me kalçium, kalium, proteina, kripëra minerale dhe antikorpe shumë të nevojshme për fëmijën, leng i cili quhet kulloshtër. Fëmija gjatë ditëve të para ka nevojë vetëm për disa lugë nga ky lëng deri në momentin që të vijë qumështi, pra pas 2-5 ditësh.
12. Qumështi i nënës ndryshon edhe gjatë një vakti. Në momentin që fëmija fillon të pijë, qumështi është disi transparent, për t’u bërë më i trashë afër fundit të pirjes, kjo pasi ai është një qumësht i pasur me kaloritë e nevojshme për rritjen e shëndetshme të tij.
13. Qumështi i gjirit është një ilaç edhe për nënën, duke qënë se është ui përbërë nga disa substance të vecanta që e mbrojnë atë nga infeksionet dhe e bëjnë të zgjidhë disa nga problemet e gjirit. Nëse gjiri juaj ju dhemb provoni ta lyeni atë shpesh me qumështin tuaj.
14. Nënat mund të ushqejnë me gji edhe ndërsa janë sëmurë dhe ky është një avantazh për fëmijën, pasi në këtë moment trupi i nënës prodhon antikorpe të cilat transpemtohen edhe tek fëmija. Në këtë mënyrë sistemi imunitar i fëmijës do të jetë më i fortë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X