Testi i shtatëzanisë ju rezultoi pozitiv dhe diçka e tillë ju bëri të përjetonit emocione të papërshkrueshme, ndërkohë që mjeku ju konfirmoi se nuk ekziston asnjë embrion brenda jush? Ky është një rast kur kemi të bëjmë me një rezultat fals pozitiv.
Ja cilat janë arsyet se përse ka ndodhur diçka e tillë!
- Testi është kryer shumë herët dhe në këtë rast ai ka arritur të “kapë” edhe ekzistencën e një shtatëzanie shumë të hershme që ekoja nuk e dallon dot. Në këtë rast kemi të bëjmë me një test shumë të ndjeshëm, pra që percepton edhe nivelet shumë të ulëta të beta hCG.
- Nëse testi ka rezultuar të jetë pozitiv ndërkohë që analiza e gjakut ka treguar të kundërtën, mund të ketë ndodhur një abort spontan që gruaja nuk e ka vënë re aspak, gjë që mund të ketë ndodhur në ditët që zakonisht paraqitet cikli.
- Në rast se testi shënon vizën e dytë, ndërkohë që në ekografi nuk duket dhoma e ebrionit, mund të kemi të bëjmë me dy situata: hormone beta hCG mund të jetë prodhuar nga një shtatëzani jashtë mitre, pra embrioni është implantuar në organe të tjera. Dhe mundësia e dytë është prodhimi i hormonit nga një lezion tumoral, kjo pasi beta hCG sekretohet edhe nga nje tumor në vezore etj.
- Në disa raste testi mund të rezultojë pozitiv, dhoma e bebes është por bosh, pra teknikisht nuk kemi asnjë shtatëzani.
- Testi mund të rezultojë gjithashtu pozitiv edhe pas rreth 60 ditësh nga kryerja e një aborti spontan ose të vullnetshëm. Në rast se kanë kaluar 60 ditë duhet të kryeni një vizitë tek mjeku.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu