Përpara se të bëheni me fëmijë, ju dhe partneri juaj do të dëgjoni vazhdimisht pyetjet se kur do të zgjeroni famlijen. Dhe kur fëmija i parë të ketë ardhur në jetë do të mendoni se shpëtuat tashmë nga pyetjet dhe presionet e atyre që ju rrethojnë. Por jo, më shpejt nga sa mendoni do të fillojnë pyetjet se kur do ta bëni fëmijën e parë me një motër ose vëlla.
Dhe nëse vendimi i prindërve është për të pasur vetëm një fëmijë, ata gjithmonë duhet t’i justifikohen të tjerëve përse kanë vendosur kështu duke dhënë shpjegime.
“Ndonjëherë kur më pyesin përse nuk do të bëj fëmijë tjetër më vjen të përgjigjem: sepse vetëm unë e di ç’kam hequr që ditën e parë që u ktheva nga spitali me fëmijën e më goditi depresioni si stuhi”.
Pak nga pak, tema e depresionit postpartum ka filluar të diskutohet, megjithatë shumë nëna ende ndiejnë presionin për ta mbajtur të fshehtë ankthin, stresin e depresionin.
Dhe e vetmja mënyrë për të qenë vërtet e lumtur dhe e shëndetshme për ju dhe fëmijën tuaj është që të pranoni ndjenjat tuaja pas lindjes dhe të drejtoheni tek mjeku për ndihmë.
Një vit pasi u bëra nënë isha në një qendër estetike dhe më pyetën përse kisha vendosur të mos bëja fëmijë tjetër.
“Burri im dhe unë vendosëm se një fëmijë mjaftonte për tu ndier një familje e plotë. Ndonjëherë kur krijon një kryevepër, nuk ke pse bën një tjetër. Kam bërë zgjedhjen më të mirë për familjen time. Doja të isha mami më i mirë për djalin tim dhe një pjesë e kësaj do të thoshte të kujdesesha për shëndetin tim. Unë zgjodha t’i jepja atij një mami të lumtur, të shëndetshme dhe jo një vëlla. ”
Lexo edhe: Zgjedhja per te ushqyer me gji ndikon ne numrin e femijeve qe do te lindni
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu