Kur smartfoni ndërhyn në marrëdhënien mes prindërve dhe fëmijëve

0 0

Një studim nga Universiteti i Milano-Bicoccës, botuar në Gazetën e Marrëdhënieve Sociale dhe Personale zbuloi se dedikimi i një vëmendjeje të madhe telefonit në prani të fëmijëve mund të përkeqësojë marrëdhëniet familjare, si dhe të ketë pasoja në mirëqenien psikologjike të fëmijëve.

Telefoni celular zhvlerëson marrëdhëniet shoqërore

Në bazë të studimit është i ashtuquajturi fenomen i “fubbing”, sjellje kur njerëzit në një kontekst shoqëror injorojnë bashkëbiseduesin para tyre dhe ia kushtojnë vëmendjen celularit. Luca Pancani, studiues i departamentit të Psikologjisë në Milan-Bicocca, shpjegoi se fubing-u është veçanërisht i rëndësishëm për t’u studiuar sepse gjithë prania e smartphonit do të thotë që kjo dukuri mund të zbatohet nga kushdo dhe në çdo kohë. Deri më sot kjo është studiuar kryesisht brenda punës dhe marrëdhënieve në çift dhe hulumtimet tregojnë se ata që e pësojnë këtë kanë pasoja negative në mirëqenien e tyre psikologjike, zhvlerësojnë marrëdhënien me kolegët ose partnerët dhe, në rastet më serioze, shfaqin simptoma të depresionit.

Fëmijët ndihen të injoruar nga prindërit e tyre

Studimi italian lindi nga vëzhgimi se nuk kishte masa që zbulonin fenomenin e fubing-ut në sferën e prindërimit, në veçanti perceptimin e fëmijëve që nuk përfillen nga prindërit e tyre sepse ata shpesh merren me celularin. Ekipi i studiuesve më pas zhvilloi pyetësorin e parë për të matur përjetimin që fëmijët vuajnë nga nëna dhe babai, duke mbledhur të dhëna për një mostër prej mbi 3,000 adoleshentësh (të moshës 15 deri në 16 vjeç). Rezultatet e hulumtimit konfirmuan hipotezën fillestare të studiuesve: adoleshentët që ndiheshin më shumë viktima të fubing-ut nga prindërit e tyre, gjithashtu ndiheshin më larg prej tyre, të shkëputur nga shoqëria, të injoruar.

Hulumtimi do të vazhdojë të hetojë rrethin e fenomenit: nuk janë vetëm fëmijët që vuajnë fubing-un nga prindërit e tyre, por edhe prindërit që e vuajnë atë nga fëmijët dhe kjo do të ushqente një rreth vicioz që do të rriste pasojat brenda gjithë kontekstit familjar.

Lexo edhe: Varësia e fëmijës nga telefoni mund të parandalohet përmes këtyre rregullave






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X