Kur prinderit nuk duhet te shqetesohen ne lidhje me autizmin?

0 0

Shume prindër shqetësohen në lidhje me zhvillimin e fëmijës, duke menduar në disa raste se diçka nuk shkon, se fëmija mund të ketë një vonesë të cilën e lidhin shpesh herë edhe me sindromën e autizmit. Ndërsa ju shpjegojmë se cilat janë ato shenja të cilat nuk duhet t’ju shqetësojnë, ju theksojmë se duhet të hiqni dorë nga krahasimi i fëmijës tuaj me dikë tjetër.

Aftësitë e fëmijës që duhet t’ju heqin dyshimet në lidhje me praninë e autizmit:

  • Përgjigjet kur e thërrisni në emër nga mosha 9-12 muaj duke kthyer kokën;
  • Buzëqesh nga muaji i 2, qesh dhe gugat (guu, buuu etj) nga muaji 4-5, shpreh gëzim kur ju e argëtoni rreth muajit të 6;
  • Luan dhe argëtohet me lojën “ta” (mbulimi i fytyrës me duar dhe në momentin që e zbuloni fytyrën ju duhet të thoni “ta”) rreth muajit të 9;
  • Bën kontakt me sy me njerëzit gjatë fëmijërisë;
  • Tenton të thotë fjalë rreth muajit 12-18;
  • Përdor 5 fjalë nga muaji 18;
  • Kopjon gjeste të tilla si: tregimi i objekteve apo njerëzve, rreh duart, gunjëzohet;
  • Ju imiton ju duke pretenduar se po përzien dicka brenda një tasi nëse i jepni një lugë, apo pretendon se flet në telefon;
  • Tund kokën për të thënë “jo”;
  • Bën me dorë “mirupafshim” rreth muajit të 15;
  • Përpiqet t’ju tregojë diçka që i intereson apo i tërheq vëmendjen rreth muajit të 18.
  • Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me fëmijën…
  • Duhet sigurisht që të flisni më parë me mjekun specialist, pasi të dhënat tona kanë qëllim të informojnë dhe aspak të hedhin poshtë fjalën e tij!

Lexoni dhe: Testi i shikimit zbulon autizmin në moshë fare të vogël

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X