Kur nena rrit e vetme nje femije

0 0

Duket se në ditët e sotme po shtohen gjithnjë e më shumë rastet e martesave të përfunduara në divorc. Në momentin që ndodh diçka e tillë, babi mund të zgjedhë të jetë ose jo i pranishëm në jetën e fëmijës, dhe nëse ndodh kjo e fundit nëna ngelet e vetme përpara rritjes dhe nevojave të fëmijës. Në disa raste fëmija mund të njohë vetëm një baba që kujdeset ekonomikishte për të dhe kaq! Por mendoni se fëmija ka nevojë vetëm për kaq? Sigurisht që jo! Një dhuratë e bukur do ta bëjë atë të ndihet mirë vetëm për një moment, por nuk do të plotësojë asnjëherë mungesën që ka lënë largimi i tij.

Kur një divorc krijon një distancë midis babait dhe fëmijës?

Nëse dy prindër përfundojnë në divorc dhe babai takohet shpesh me fëmijën, tregon interes për edukimin, rritjen, shkollimin etj, nuk mund të themi se marrëdhënia midis tyre nuk është e afërt. Pra familja mund të gëzojë funksionin e saj në kuptimin e plotë të fjalës. E kundërta ndodh kur babai vendos të jetojë jetën e tij pa treguar interes dhe pa qënë present në jetën e fëmijës. Një marrëdhënie e vështirë krijohet kryesisht në rastet kur babai nuk ka qënë shumë prezent në jetën e fëmijës edhe para divorcit.

Kur nëna është në qendër të gjithckaje

Në një rast divorci tek gruaja mund të shfaqen ndjenja faji, të cilat do të jenë edhe më të forta tek gratë të cilat rrisin të vetmë fëmijën. Zakonisht nënat që kanë këto ndjenja faji e përqërndojnë të gjithë vëmendjen e tyre tek fëmijët dhe nevojat e tyre, duke lënë pas dore çdo nevojë që ato mund të kenë.

Cfarë e ndihmon një nënë në rritjen e fëmijës:

Një nënë mund të rrisë në mënyrë më të lehtë një fëmijë nëse: kërkon mbështetje nga familjarët apo një dado; largon ndjenjat e fajit; kujdeset për veten e saj si grua; punon; krijon një marrëdhënie të re (nëse e dëshiron).

Cfarë nuk duhet të bëjë një grua e divorcuar:

Një grua nuk duhet të: trajtojë fëmijën si zëvendësues të partnerit të cilit i tregon vuajtjet, interest, kërkon ngushëllim; tregohet krenare dhe mendon se mund t’ja dalë pa asnjë ndihmë; përpiqet të jetë nënë dhe baba, kur ndërkohë secili duhet të marrë përgjegjësitë e rolit të tij.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X