Kur mund te shtojme qepen ne supen e bebes?

0 0

Një prej pyetjeve që nënat e reja i bëjnë vetes lidhet me përdorimin e qepës tek pureja e fëmijës, duke qënë se edhe ajo ashtu si të gjitha perimet e tjera sjell përfitime të shumta.
Kur mundet një bebe të konsumojë qepë?
Qepa nuk bën pjesë në kategorinë e perimeve që mund të prezantohen në fillimet e ushqyerjes dhe kjo nuk ka lidhje me rrezikun e shfaqjes së ndonjë alergjie por sepse e rëndon sistemin tretës së fëmijës duke i shkaktuar atij gazra. Brenda supës qepa mund të fillohet rrethj muajit 7-8 dhe e pagatuar jo më parë se viti i parë i jetës. Nëse fëmija juaj është tepër i ndjeshëm ndaj disa ushqimeve nuk duhet të shpejtoheni por mund t’ja prezantoni atë edhe pas muajit të 8.
Cilën lloj qepe duhet të përdorim tek fëmija?
Nga ana e vlerave do të ishte më e mirë qepa e kuqe por do t’ju sygjeronim të fillonit me qepën e bardhë pasi ka shije më të ëmbël. Ajo duhet të jetë e thatë dhe pa shenja kalbëzimi. Nëse dëshironi që të dalë më shumë në pah ëmbëlsia e saj duhet ta kaurdisni pak minuta në vaj derisa të marrë ngjyrë të artë.
Vlerat e qepës
• Qepa është e pasur me antioksidantë të cilat mbrojnë trupin nga kanceri dhe probleme të tjera serioze.
• Ka veti anti-inflamatore të cilat reduktojnë edhe simptomat e azmës.
• Janë të pasura me vitaminë C, fuqizojnë sistemin imunitar sie dhe ofrojnë një mbrojtje ndaj infeksioneve bakteriale.
• Ndihmon në përthithjen e hekurit nga ushqimet e tjera.

Lexoni edhe: Menu javore per femije 8+ muajsh






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X