Kur mund të hajë foshnja juaj shalqi?

0 0

Foshnja juaj mund të hajë shalqi menjëherë që në fazat e hershme të fillimit të ushqimeve të ngurta, pasi ekspertët e konsiderojnë ushqim të shëndetshëm e të sigurt që pasi fëmija të ketë bërë 6 muajsh.

Fruti përmban pothuajse 95% ujë, kështu që bën një punë të shkëlqyeshme për ta mbajtur fëmijën tuaj gjithmonë të hidratuar.

Vlera ushqyese e shalqirit

Pjesa më tërheqëse në lidhje me shalqirin është se 93% e frutit është e përbërë nga uji, duke e bërë atë një mundësi të shkëlqyeshme për të parandaluar dehidratimin tek foshnjat. Vlerat ushqyese të  shalqinjve janë dhënë në tabelën më poshtë.

Vlerat ushqyese Vlerat për 100 gramë
Ujë 91.45 g
Proteina 0.61 g
Karbohidrate 7.55 g
Sheqer 6.2 g
Energji 30 kcal
Yndyrna 0.15 g
Fibra 0.4 g
Tiaminë 0.033 mg
Vitaminë B-6 0.045 mg
Vitaminë A 0.17 mg
Vitaminë K 0.1 ug
Vitaminë C 8.1 mg
Niacinë 0.178 mg
Folat 3 ug
Vitaminë E 0.05 mg
Hekur 0.24 mg
Fosfor 112 mg
Zink 0.1 mg
Kalcium 7 mg
Magnez 11 mg
Natrium 1 mg

 

Përfitimet e mahnitshme shëndetësore të shalqirit për foshnjën

Shalqiri ka shumë përfitime shëndetësore, si për të rriturit, ashtu edhe për bebet. Disa nga këto përfitime shëndetësore:

  1. Hidratimi: Sidomos gjatë muajve të verës, është e rëndësishme që fëmija juaj të ketë ujë të mjaftueshëm në trupin e tij. Shalqiri është ushqimi i përsosur për këtë, pasi është i përbërë nga 93% ujë.
  2. I pasur me Vitaminë C: Vitamina C është e rëndësishme për rritjen dhe luan një rol të madh në zhvillimin e foshnjës gjatë viteve të tij formuese. Shalqiri ka sasi të larta të vitaminës C, e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe thithjen e hekurit në trup.
  3. I mbushur me Vitaminë A: Vitamina A përmirëson shikimin, shëndetin e dhëmbëve dhe lëkurës dhe gjithashtu zhvillimin e indeve të buta dhe të mukozave. Shalqiri është gjithashtu i pasur me Vitaminë A.
  4. Forcon kockat: Shalqiri ka një sasi të mirë të kalciumit dhe magnezit, të cilët luajnë rol të madh në promovimin e zhvillimit të kockave dhe forcimin e tyre tek foshnjat. Kalciumi është gjithashtu i rëndësishëm për sekretimin e duhur të hormoneve te foshnjat.
  5. Kompleksi i vitaminës B: Kompleksi i vitaminës B përbëhet nga një grup vitaminash, të gjitha këto luajnë role me shumë ndikim në promovimin e rritjes dhe zhvillimit të sistemeve të ndryshme në trupin e foshnjës. Këto përfshijnë formimin e qelizave të kuqe të gjakut, zhvillimin e sistemit nervor, forcimin e sistemit imunitar dhe rritjen e metabolizmit tek fëmijët.
  6. I mirë për zemrën: Ndërsa piqen shalqinjtë, rritet edhe sasia e likopenit në frut. Ky është një antioksidant i cili është i shkëlqyeshëm për zemrën dhe luan një rol në ruajtjen e shëndetit kardiovaskular tek fëmija.
  7. Ndihmon në tretje: Fruti është gjithashtu i pasur me fibra dietike, të cilat ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe nxitin tretjen tek fëmija.

Si t’ja jepni shalqirin fëmijës?

Ka disa gjëra të rëndësishme për t’u mbajtur mend gjatë ushqyerjes së fëmijës me shalqqi:

  • Priteni shalqirin në copa të vogla.
  • Hiqni të gjitha farat për të parandaluar mbytjen.
  • Vendoseni fëmijën tuaj në një pozicion të duhur.
  • Shtyeni shalqirin duke e bërë masë tul.
  • Nëse foshnja juaj është mjaftueshëm i rritur, ju mund t’ja jepni në copa që a mbajnë vetë në dorë.

A ka rreziqe nëse i jepni shalqi foshnjave?

Alergjia e shalqirit tek foshnjat është e rrallë, por disa foshnje të ndjeshme mund të përfundojnë me skuqje për shkak të natyrës acidike të frutit. Simptomat e alergjisë përfshijnë skuqje, diarre, rrjedhje të hundës dhe të vjella. Një tjetër rrezik kryesor është ai i mbytjes, i cili është shkaktuar për shkak të farërave që janë përhapur mbi tulin e frutit.

Lexo edhe: A mund te konsumojme shalqi në shtatzëni?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X