Kur mund te coj beben ne plazh?

0 0

Mund të shkoj në plazh me fëmijën tim? Kjo është një nga pyetjet që nënat i bëjnë më shpesh vetes pasi kanë sjellë në jetë një bebe, duke marrë në konsideratë edhe temperaturat e larta të këtyre ditëve. Por çfarë thonë ekspertët? Cila është mosha  e duhur për të shkuar në plazh me fëmijën?

Mosha e duhur për të shkuar në plazh me një bebe…

Mund të jetë që në javët e para pas lindjes, mjafton të merrni masat e duhura. Duke theksuar faktin se lëkura e fëmijës është tepër e ndjeshme nuk duhet të ekspozoni në asnjë mënyrë direkt në diell. Duhet ta vendosni në karrocën e tij në të cilën të keni vendosur edhe rrjetën kundër mushkonjave apo insekteve të tjera. Karroca duhet të vendoset në hije. Është absolutisht jo e këshillueshme të shkoni në plazh me beben gjatë orëve më të nxehta, qoftë edhe për të qëndruar në hije pasi ai nuk është në gjendje të rregullojë temperaturën e trupit (termorregullimi ende nuk është maturuar).

Rëndësia e plazhit për rrugët e frymëmarrjes

Ajri i pasur me jod do të ketë tek fëmija një efekt aerosoli, duke liruar kështu rrugët e frymëmarrjes. Bebi duhet të qëndrojë larg bregut duke qënë se edhe rryma e ajrit është më e fortë dhe mund ta bllokojë fëmijën. Veshja e tij duhet të jetë e lehtë, prej pambuku dhe krahë apo këmbët duhet të qëndrojnë zbuluar. Vendoseni sa më shpesh të jetë e mundur në gji për ta mbajtur të hidratuar.

Nga muaji i 6

Fëmija mund të qëndrojë në hije duke luajtur dhe tregoni kujdes mos fusë rërë në gojë. Kapelja është e domosdoshme. Fëmija duhet futur në ujë për pak minuta duke e mbajtur afër trupit në mënyrë që të ngrohet.

Lexoni dhe: Perse gjate veres femijet kane me teper shpenzime?

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X